Jump to content
Veriu Forum

Pëllumb Syku

Admin
  • Content Count

    547
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Pëllumb Syku

  1. dikush qenka kredhur thelle ne flladin qe te turbullon mendjen saqe nuk di a te mban ngrohte apo te freskon. Komplimente Ina_84, duken ndjenja te sinqerta jam ziliqar perpara ketyre frymezimeve te drejtperdrejta. ka kohe qe une nuk ndihem keshtu.
  2. Ndoshta ne skutat e thella te maleve ekzistojne akoma familje te ndrydhura nga dogmat e padrejta te detyrimit martesor ose te fejeses qe ne djep siç tha edhe nje nga antaret e forumit por jo ne ambjentet qe une tani frekuentoj, ne shqiperi, ku kane vene re se detyrimet martesore sjellin fruta te padeshiruara, arsyetisht. Nuk besoj se une do te pranoja kunder vullnetit tim te martohesha pasi do ishte absurde, por une jam mashkull dhe sado te kerkoj te imagjinoj, nuk mundem te imagjinoj mendjen e zemren e nje femre qe shume here thoshte "po". Shpresoj qe ky kapitull absurditetesh te jete mbyllur pasi ne nje te neserme jo te larget mund te behem une ajo zgjedhje e gabuar e padeshiuruar.
  3. jam i painformuar per ate çka ka ngjare ne peshkopi por ne asnje menyre nuk duhet qe shoqeria shqiptare te toleroje akoma dogma te pakuptimta si ajo e mbajtjes ne shtepi te nje semuri. por di se Ka raste shume kritike kur keta te semure mendore (raprezentuar nga familja) kerkojne dhe gjejne edhe nuse nepermjet shkuesise; duke marre ne qafe nje mahalle bashke me pjellet e tij qe kurre s'do shohin drite ne te vertete (gjykuar nga ana morale). duke permendur edhe jeten e nuses se shkrete qe duhet te fleje me nje sy te hapur sa te kete fryme nese nuk iken naten per hene.
  4. Ne shqiperi eshte e pa konceptueshme jeta pa politike si rrjelloje edhe pa shtyp. Nje fjale e urte thote: letersia nuk lexohet sa duhet kurse shtypi nuk shkruan si duhet. mendoni se kjo thenie eshte e vertete. sa mund te jene te bllokuara lajmet qe marrim ne to? sa mund te jene te ekzagjeruara ne raste te tjera? çfare nderthuret me keto parregullsi?
  5. Gjykoni poezine time ose me mire; shfryrjen e mllefit tim persa i perket aspektit fetar te diteve te sotme e te pernonifikimit qe ka marre çka ne quajme ndihme baritore! çfare do i shtonit asaj ose do i heqnit? Meshirome o Zot! Meshirome o Zot, feja ime bie greminash! Ktheji syte nga une o Zot ti o Zoti i gjithpushtetshem, qe lejon te perdhoset emri yt e te behen kremtime hipokritesh, masakra kamikazesh mes injorancash mes shfarosjeve te paskrupullta barbare ne popullin tend te zgjedhur per perparesi. Meshirome mua o Zot se po e humb besimin, ne kete rrepire katrahurash qe enden e veç fryhen, me fatkeqesite e njerezve, t’atyre pak njerezve mjerane, qe akoma besojne ne ekzistencen tende,e shpesh rreshqasin ne tundimet lajkatare qe shume mire jane mimitizuar para nesh, ku dhe ti je maskuar dhe je bere shkak perfitimesh djallezore nepermjet grabitqareve jetemarres qe kurre nuk ngopen. Meshirome mua o Zoti i ameshuar, i gjithe-meshirshmi qe na krijove ne shembelltyren e imagjinaten tende na dhe udhen pastaj pa hezituar asnje moment ne kete bote egersirash ku te egjer jemi bere. Lufta te shenjta po ngjizen ne emrin tend e ti veç ben sehir nga vendbanimi yt ne strehen e rrufeve ku gulçasin ankimet tona te parreshturat prej retorikat acaruese. Me fal serish o Zot meshirome o Zot!
  6. Degjohet qe shpesh studenta te dalluar terhiqen nga shkolla duke kryer keshtu nje akt te gabuar ne aspektin arsimor. Duke anashkaluar problemet ekonomike; çfare mendoni se i shtyn te bejne keto zgjedhje? shpeshhere pastaj ndjeken edhe me strese te forta dhe depresione plag-lenese.
  7. Gjykojini politikanet e sotem! sa perqind te premtimeve mendoni se plotesuan ata? mendoni se ka ndonje politikan ne shqiperi qe vuan ekonomikisht? Mendoni se mund t'i interesoje vertete ndonje politikani shqiptare (ne kete rast) per mjerimin real ne shqiperi?
  8. Thone qe nje peshe e vogel mund te fundose nje anije te malle. mendoni se mireqenia ekonomike arrihet vertete nga kursime te vogla? si e mendoni te mundshme arritje te mireqenies ekonomike?!
  9. Ne qahemi te gjithe: shqiptaret e shqiperise si dhe merguesit shqiptare. Meqe edhe une jam nje shtegtar shpeshhere e kam pyetur veten: pse pretendoj nga shqiperia?! çfare sakrificash reale po bej une per te?! sa patriot jam une ne te vertete?! Tani po iu'a shtroj pyetjen juve qe ndiheni sadopak atdhetar; çfare po beni konkretisht per shqiperine ju qe ndoshta jeni larg saj?!
  10. Nese do t'u duhej te gjykoni zgjedhjet, rruget qe nje femer (prostitute) ka zgjedhur si do ta gjykonit? ...duke e ditur se ne shume raste ajo po ben nje pune (nese keshtu mund ta quajme) qe nuk i pelqen.
  11. cilat jane ndjesite, emocionet apo situatat nga te cilat kuptoni ose keni kuptuar qe jeni te dashuruar apo iu dashurojne?
  12. Gjithçka eshte ndryshuar keto kohet e fundin ne konceptin qe ngahera i eshte dhene marteses. njerezit po bejne ndryshime ne dasmat shqiptare krejt pa kufi. dikush ben dy dasma. (nje ne mbremje, nje ne mengjes)(dikush ben nje dasem sot pastaj akoma pas 1/2/3 vjetesh nje te ngjashme). nje nuse del duke qeshur e nje tjeter duke qare. diku familjaret qeshin e diku tjeter çirren. diku behet nje tradite e diku nje tjeter. po behen martesa me te cilat po habisim boten. ç'po ngjet keshtu? cila eshte rruga per tu ndjekur e cila jo per mendimin tuaj?
  13. Mos pipetij! Hesht tash zemer e mos pipetij, as mos shkelmo por ne heshtje plas, derisa heshtja jote e perpelitur te t'vrase çdo lot e çdo renkime te perpije! Deshperohu si kembana ne ere, pasi gjithçka pate e gjithçka humbe, pasi edhe boten do ta mundje, sikur ti kishe hapur syte nje here! Ah, sa shume te doja e nuk e dija kur ti e dashur kaltersirash fluturoje. Atehere si e terbuar me dashuroje, nderkohe qe me vetveten time dilja. Kurse tani pa syte e tu oqeanik, i manget ndjehem si buke pa krype dhe shpresoj si qorri, nje rast te dyte, ngaqe i vetes time une jam armik. Po kush jam une te pretendoj, qe e tille te mos jete lamtumira, qe e tille te mos jete lamtumira, kur sa askush tjeter e meritoj. Nuk mundem as te dorezohem, se s'kam fitore po humba ty.
  14. Eklipse. (Pikepamje 1). Hena ziliqare u duk. Ne mes te dites doli si perde perpara diellit. Toka n'terr u humb, henen inat e mori dhe ia sterpiku qiellin. Hakmarrja s'mjaftoi po rikembon sonte kur Hena s'rreflekton. Toka diellin ia mbuloi, por se dinte ç'donte, n'terr dhe ajo qendron. (Pikepamje 2). Hena e perveluar u shfaq ne mes te dites erdhi per te deshmuar dashurine. Me diellin buzesh u kap pasionin ne te e hedhi. nje çast vlejti perjetesine. Edhe toka u dashurua. Nje nate kur hena heshti ajo ia shkeputi rreflektimin. Permes erresires iu afrua nje puthje buzesh ia ngjeshi dhe ia dhuroi ameshimin.
  15. Ti, si ngjale. Çdo levizje me vret pa mase, çdo shikim i syve t'tu prandaj zemra kerkon te t'flase kur ti je ketu. Depertojne apo jo keto fjale nuk e di dhe pse them po, se shpirti im i qete eshte bere dallge ne nje det te ngrohte. Ti leviz e rreshqet si ngjale, syte e tu jane plot hare, e shikon kete kohe te vrare si diçka te re. Dora trupin ta mberthen, te ndaloj vetem nje çast. Puthja ime te pelqen ndaj kerkon nje tjeter rast.
  16. Plot magji. Nen tingujt plot magji e ritmin e dehur doren drejt saj shtrij ne te perkedhelur. E afroj ngadale, plot emocion, energjia si vale trupin ma pershkon. Ndjeja zemren te digjej, provonte te shkapej e te ngjitej me zemren qe matej. Leshohej trupi im ne vallezim, i lire. E prekte dashurine si ndjenje e perterire. Vrulli i frenuar shperthente ne shkendija. Mjaft kishte duruar, ishin oret e tija. Ne ata sy si qielli merrja nisme epshore dhe guximi erdhi pa fjalet kohore.
  17. ...e atdheu çthurur. Gardhiqet e botes po thurim me brinjet tona tash sa mot e atdheu im nuk ka gardhiqe. Rrenjet qe lame pas po shkulim pasi dime se kopshtari s'u del zot e ne thatesire ngadale do digjen.
  18. O hene! O hene e dashur e plot miresi, ti e ke pare e fort mire e di, n'ka ndryshuar a ndoshta jo. N'ka shkretuar mos thuaj po! ...se zemra ime eshte e brishte e fjala jote keshtu e prishe. O hene e ndritshme e plot meshire te di per te kam shume deshire, ndaj hiqma ankthin qe me mberthen, gezoma shpirtin dhe pse m'genjen! O hene e motshme e rinuar shpirtin tim ta jap ne duar, veç nje here peshe t'me marresh, syve t'mi drite t'u falesh! ...sa te shoh t'bukuren e fjetur, sa te ngij zemren e etur, se kam kohe qe larg saj vuaj aq sa ndoshta t'me thrrase "i huaj".
  19. Shtegu. Shtegu qe rraha plot here sonte prap po me josh, tek me rri perballe gashyes, ne prite, per betejen e rralles. Ah, beteje e bardhe beteje tek ti do bie bindshem prap, e prap do çohem per te tjera çaste lavdie e do leshohem, prap, plot me afsh, si mekatar, si mekatar qe nuk pendohet. Do rremoj agimesh e muzgjesh derisa ora embel do vije, e nese vjen tani ne kete prag parajse, ndersa sosem mrekullie ekzistenca ime merr kuptim e sidomos shije duke kundruar yjesh.
  20. O luftetar. Cila heshte ta shporoi gjoksin o luftetar, qe s'po te merr te mbyllur plaga?! ...mos dhe ti ne fushe je ndale, qe mbi fytyre te ka rene nata?! ...Azganen e hijshme do kesh takuar, me ata syte e saj te pazbutur, qe te shikojne si te dashuruar e ta kthejne zemern ne nje flutur. Do kete kenduar ndonje kenge zanash tek te çonte ne te sajen strehe e ti i mrekulluar e ndiqje arash pas parfumit qe zinte pre. Do jesh ndjere mbret mbi ate shtrat ku si thupur trupi i dritheronte, ku dhimbe e embel prap e prap si zagushi ishte e nuk lendonte, drejt tek endrrat pastaj perkundur, ku te ka zaptuar ngrice e acar, ku je kthyer ne shprese te humbur ne vreshten e plogesht me toke te thare. Ku ke pare trishtime te shtrydhura, shpirtra te humbur qe fort bertisnin, ku pertej dyerve prej nates t'mbyllura rinin te joshur sikur te prisnin. ...edhe une aty u urreva, prandaj endem si zog shtegtar. ...edhe une aty u ktheva me plagen ne gjoks, o luftetar.
  21. Ftojake çapkene. Ftojake çapkene, qe perkedhel hareshem me trupin tend te njome, me gershetat e tua flladin e lehte te veres; ate qe te deh vullnetin e te vjedh dritherimen, ah, ate te emblen. Nje fllad lakmiqar e i joshur nga parfumi yt perdridhet si gjarper ne belin tend kur ti buzeqesh. Perdridhet si gjarper ne belin tend e ti i buzeqesh derisa iken me buzeqeshjen tende ne strajce. Ftojake çapkene, gjithçka qendron mes nesh. Jemi si dy ishuj, te ndare nga fati mizor. Ti je ne lulezimin e pare e ngjizur mrekullie. Je si sorkallja ne valle livadhesh, e pazbutur. Syte e mi nuk i ndahen imazhit tend, gjithsesi, derisa n'horizont venitesh ngadale porsi muzgu. E deshiroj afshin tend si femija qumeshtin e gjirit o ftojake çapkene me buzeqeshjen e bukur si dielli.
  22. Çasti qe iken. Tretem mes fjaleve te tua, si heshtja, si heshtja apokaliptike qe me çnjerezon perpara syçkave magnetik dhe dalton qe si dallojne ne mua nje qind pranvera, ndaj dhe tretem, alivanosem si ylberi, ne rrezatimin shporues qe te rrethon. Me magjeps hiresh kur prelud belbezoj si humnera vargjesh ndaj une i mjeri, tkurrem, strukem ne kllapine e muzgut i vetem, pa ty qe gdhend buzeqeshje, i zymte si qielli gjate seciles rreshje. Jam robi i frikes ne enigmen e burgut, te zemres sime qe shenon vija ne mur tek shoh çaste qe ikin,e s'kthehen kurre.
  23. Siç thote edhe shprehja: trimi i mire me shoke shume, une mendoj se suksesi im eshte vazhdueshmerisht ne shoket e mi me te cilet krenohem.
  24. Dy yje. U pane dy yje sysh mes tyre dhe kete nate, - shpejt u skuqen, - boten ndriçuan. U aviten dhe flertuan bashke shume gjate, - pastaj u puthen, - u dashuruan. U perqafuan prej shikimeve te mia tinzare, - e u turperuan, - udhen moren. U kredhen ne te artat rreze krrepuskolare, - ku dhe jetuan, - me qiellin prore.
×
×
  • Create New...