Jump to content
Veriu Forum

Pëllumb Syku

Admin
  • Content Count

    547
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Pëllumb Syku

  1. nje filozof thote: Zoti eshte e vetmja qenie qe mbreteron edhe pa ekzistuar ose nje tjeter thote: na eshte dashur ta krijojme zotin. kurse une personalisht nuk e kam kurajon te mos besoj ne Zot pasi jeta, bota deri tani, per syte e arsyen tone ka qene teper e mistershme per te menduar se çdo gje eshte nje rastesi, eshte nje autokrijim. pastaj nuk arrij te mendoj vetem time ne prag te vdekjes tek mbyll syte pa patur nje vijim te metejshem.
  2. Hapu toke e merrme tani! Hapu toke e merrme tani se zemra ime me s'duron keso perdhosjesh ballafaqas, peso peruljesh nderkombetare, nga keta zagar rrugaça qe terbim po i japin dheut! Hapu toke e merrme tani se krahu im force nuk ka aq sa duhet per te ndeshkuar keto egersira qe veç fryhen nga illnimi im, nga plasja ime qe me djeg si furr perbrenda! Hapu toke e merrme tani, kursemi dhimbjet e turpshme qe po ndeshi ne keto rruge kurbeti! Lerma pak fytyre te panjollosur qe ngjirin tend ta kem me veti! Hapu toke e merrem tani, ti le zagart te hane ç'te mmunden e kur, çka mbetur te jete mbaruar, njeri-tjetrit do i versulen.
  3. Pak vaj ka vendin e vet. Sa me vrasin syte e skuqur nga lotet e dashurise qe s'i japin te drejte as vete perendise. Ato britma te çirreta qe perplasen neper shqisa, shpirtin ma copetojne. Qerpiket e djegur nga shija e shthinosur e lotit nuk arrijne atje ku synojne por i kaperdin fatkeqi. Pak vaj ka vendin e vet por dikujt i dhemb koka. Pak fjale duhen thene por çfare thote bota?!
  4. Ah, dhimbje mike Ndoshta ngaqe prehja e heshtur nuk ngjall besim, e lehte peshon kjo barre, nen kurriz e ngjeshur, qe, n'vrull rinor po me thermon. Ah, dhimbje mike, fort po me there ne gjoks, kur nder kujtime te njoma bie, brengosur e kraheprere si shpend, qe klithmat len jehona.
  5. Dhe sa here te tjera o zog i vogel Dhe sa here te tjera o zog i vogel do vazhdosh te biesh derisa te mesosh te shpalosesh krahet e te fluturosh, ne qiejt e ererave, atje mbi koder? ...dhe sa here te tjera o zog i vogel?!
  6. Ja ku jam! Ja ku jam: arsyeja me shtyn, instikti me mban. Qendroj ketu mbi ure, pres eren qe fryn se nuk ndihem burre. Kam ardhe me nje vendim, me kohe e kam menduar e tash nuk gjej guxim. Te vdes nuk meritoj prandaj i turperuar do kthehem e do shkoj.
  7. deri mbreme deri mbreme ti pushoje ne krahet e mi, me sy te embel me shikoje e ndersa qeshje si femi zemren time roberoje. se vetem mbreme me the te dua mijera here tek me puthje plot pasion tek buzeqeshje;nje pranvere ish krijuar si mirazh a iluzion vetem sot zemra ime u dogj si dylli, si çepur lotet ne faqe. dyert zoti, perse i mbylli?... pyes veten e nuk gjej paqe. deri sot se ndoshta neser ose nje dite atje me ty do jem dhe une bardhe,zi, terr a drite s'prish pune te dua shume.
  8. Si rrufeprites. Pjedha e trurit eshte gremine ne nje bote te plogesht te zhuritur, ku te tokes e qiellit grabitqare rrine, kaperdimjen e rralles duke pritur. Instikti eshte pikepyetja e rrahur me frererat e eres, shpregajt e drites, qe me mban mbi ate dege te kalbur ne mes te shtrengates, si rrufeprites.
  9. Nen hijen kuq e zi. Nen hijen kuq e zi qendrojne shume sy, tashme verbuar. Ne rruget e pafundme mergojne, te etur, te vetmuar.
  10. Ti buzeqesh... Ti buzeqesh me syte e tu, me buzet e tua si hyjni e gjithçka çka eshte e imja, s'eshte e imja kur je ti. ...porsi dielli qe bie bute e ben dashni me floket e tu, zemra ime ngrihet peshe e kunder saj kot me luftu. Je si Zoti qe krijon jete e krijeses se vet i jep dashni, edhe une; pre e jotja, te shikoj e pa te prek s'mund te rri. Ti buzeqesh me syte e tu, me gojen tende si hyjni e buza ime ne buzen tende, helmin e embel shpreson ta pije.
  11. Ate nate. Ate nate mbi qafen tende, goja ime la shenjat e pasionit. Ate nate ku trupi yt lapidar dritheronte si heren e pare. Ate nate plot zjarr germova n'ty, si lumi n'dhe: eger e embel. Ate nate kur deti perplasej ne shkembinj si zemra jote n'krahrorin tim. Ate nate, nate e embel ate nate. Ate nate, nate e shkurter ate nate.
  12. Hidhuni nje sy nese mundeni dhe jepni mendimin tuaj nese duhet t'i botoj apo jo! Kam dhe te tjera si keto. Puthja e amshimit. E embel me qe gjithmone kjo ore e vone e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale, ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon, me tik-taket e saj qe endrren ma vrane. Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka, me terrin rrethuar ne te akullten hapesire e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja, me josh ne pah e me tremb ne thellesire. Nder kujtime te mia rroboj me vetdije nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin, qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim. Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind, kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj, e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.
  13. sara! ndoshta duket si duel mes ne te dyve por fakti qe kundershtoj eshte se nuk e mendoj absolutisht si ti. askush nuk mund te t'therrase budalla nese nuk je e sidomos kurre per shkak te intimitetit qe mund te kesh me gruan/burrin; intimitet te cilin e shpreh ballafaqas njerezeve. e gjithe bota keshtu ben. Persa i perket mbiemrit ndoshta kam gabuar ne te shprehur pasi ajo çfare une doja t'thoja eshte se nje femi mund te mbaje mbiemrin e nenes siç mund te mbaje mbiemrin e babait por jo te dy njekohesisht. Pastaj per ata qe jane te krishtere martesa do apo nuk do ti eshte e themeli i nje familjeje. kurse persa i perket bashkejeteses apo marteses sipas mendimit tim eshte nje zgjedhje vetjake ose personale qe nuk do influencoje me ne dinjitetin e njerezve.
  14. Une shpresoj te bej ca pushime te gjata ne shqiperi kete vere por edhe pse jemi punetore mergimi çmimet jetesore shqiptare konkurojne ato te çdo shteti shume te zhvilluar dhe me shume oferta pune. po te me duhej te paguaja edhe qerane e shtepise nuk do shkoja ne shqiperi per pushime. ngjan si kataklips. sidoqofte: do jem edhe une ne shengjin ne shumicen e kohes.
  15. Po me pelqen kjo teme sepse ju femrat po e merrni me te drejte shume personalisht, pasi femrat ne pergjithsi ne shume raste jane viktima pa nje shkak konkret por te nje injorance te percjellur brez pas brezi ne traditat ose me mire dogmat shqiptare. Virgjeria eshte nje fakt natyror qe kemi ne njerezoret por qe eshte me i theksuar tek femrat, ne te cilat mbet shenja e marredhenies se pare. Mendimi im eshte se; virgjeria deri ne te martuar nuk ka asnje lloj vlere nese eshte i detyruar ose i influencuar ne ndonje menyre nga kleçkat burrokratike qe nje shoqeri krijon per te nenvleresuar nje seks ne nje komb. Virgjeria eshte nje fakt personal pa dallime seksi e pa rendesi globale. Ne kohet tona me te drejte (sipas mendimit tim) ka pak njerez qe akoma e ruajne virgjerine. Dashuria ose maredhenia seksuale nen interesin e ndjenjave eshte diçka shume e bukur dhe qe na eshte dhene qe ne krijimin tone. perse ne te ngurrojme ta perdorim ate me partnerin me te cilin kemi bashkangjtje ndjenjash reciproke. Nuk eshte mekat dashuria por kurveria. Atehere e virgjer eshte ajo qe ka pasur mundesine te zhvirgjerohet e nuk e ka bere dhe jo ajo qe nuk ka pasur as mundesine. pastaj edhe te dish te kryesh nje maredhenie eshte pasuri ne nje fare menyre e jo te martohesh e te mos te dish nga t'ja fillosh. keshilla ime eshte (si djem si vajza): argetohuni ne menyren qe dini e mos ngurroni te shijoni jeten ne hapat e saj te çuditshem pasi do te humbisnit shume. edhe mentalitet maskiliste te shqiptareve kane per te ndryshuar shume ne shekullin qe nisem e nepermjet rrugeve te botes se perparuar qe morem.
  16. Triptik (Edmond Tupja) Oh, nje grua lakuriq, Ne fund te barkut Nje iriq! Oh, nje burre lakuriq, Ne fund te barkut Dy kokrra fiq! O iriq, Mos ha fiq, E ke dhomen plot me miq!...
  17. Të Bijtë e Shekullit të Ri Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në "shejtnin" e tij e çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue... Na të birtë e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot se dheu ynë qe kafshatë e huej dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej. Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast' i ynë i mbramë edhe fatlumë ditëm me thanë : S'duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S'duem, për hir të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim", të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap kangën e trishtimit, kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Na të birtë e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem' me ra fli. nga migjeni.
  18. ato çka thua ti sara, mendoj se jane vetem penallti mendore pasi nuk ka rendesi sesi e quan partnerin tend (mund ta quash edhe lepurush) pastaj mbiemri nuk ka asnje lloj rendesie pasi mund te martohesh pa e ndryshuar emrin e femija te mund te mbaje si mbiemrin e burrit ashtu edhe te gruas (si ne martese ashtu edhe ne bashkejetese). rendesia me e madhe per mendimin tim eshte tradizionale dhe fetare pasi te gjithe paraardhesit tane jane te martuar e gjithashtu kemi edhe nje fe ne te cilen ne bejme pjese e cila na urdheron qe te martohemi nese duam te kemi femije apo maredhenie ne ndonjefare menyre.
  19. A.Z.Cajupi. Kenga e kandarit .......................................... Grua mu prish kandari nuk eshte me ai i pari qe punonte dite e nate gati si barut i thate qe punonte dimer e vere pa u lodhur asnjehere qe ishte i lehte si flete qe e mbante koken perpjete qe turrej si trim i rralle per te kapur zockat gjalle dhe rropatej neper shpella ku te ishin me te thella Dhe tani s'di c'ka ngjar here here rri i menduar kur ben ftohte e dimer shume struket e bie ne gjume ndonese eshte i permalluar gjuetine se ka rralluar kerkon zocka te njoma pellumbesha gusharoma dhe me to giciliset fillon celet kaperdiset Giciliset i cel nuri dhe merr pamjen prej burri e fillon nga zanati ashtu sic ka bere i jati dhe versulet porsi ngjale drejt vendlindjes ku ka dale. kjo eshte poezia me erotike shqiptare qe kam lexuar deri tani madje do thoja se eshte edhe banale.
  20. nje te rrokun te gjitha vajzave shqiptare. me ju krenohemi!
  21. epo te lodhur na kane gjetur kete vit pashket. mendoja t'ia kaloja me mire larg nga qyteti ku jetoj por ishte veç mirazh pasi ketu jam i gozhduar edhe pse nuk do te jete shume keq pasi ketu kam shume te njohur. do kaloj njesoj sa ne nje vend ne tjetrin por kesaj here brenda qytetit.
  22. e bukur kjo edhe ne bibel shkruhet diçka e tille.
  23. ashtu siç tha edhe gonny po them edhe une. disa gjera nuk mund te behen per natyren qe kemi. nese nje femer dhe nje mashkull nuk jane te barabarte perpara natyres atehere as ne nuk mund t'i bejme te barabarte vetem sepse kemi nevoje qe keshtu te jete. pastaj me fal nese nuk jam dakort me ty (Sara) ne formimin e karakterit feminor pasi nuk eshte e vertet qe nese nuk ke lojra meshkujsh luan me ato te femrave duke qene mashkull. prinderit e mi me kane pasur pas dy femrave por kurre nuk kam luajtur me kukullat e tyre apo gjera te tilla femrash. di gjithashtu qe nese babai mungon, nena mundohet te beje ate rrol por besome! ajo ane ne femijen e saj do te jete shume e boshatisur dhe e brishte per te gjithe jeten dhe e kunderta sigurisht. e perseris qe nuk ka te keqe qe mashkulli te beje rrolin e nenes, te pakten jo ne zanafille; por per femijen ashtu si edhe per mashkullin do te jete nje situate si atehere kur peshku qendron ne te thate.
  24. ideja jote nuk permban te keqe dhe jam i gatshem moralisht e fizikisht te bej çdo gje per femijen tim ne nje te ardhme por nuk do jem kurre si e ema, besome!. ka gjera qe babai nuk mund t'i beje kurre shpehere nga mangesi fizike (ti jape gjirin) e te tjera here nga mangesi gjenetike siç the edhe ti. pastaj nuk jam aspak dakort me ty persa i perket faktit qe femija luan me lojerat qe i imponohen pasi une kam nje nip e nje mbese qe kane te njejtat lojera pasi jane moter e vella por vajza luan gjithmone me barbi e gjera tualeti apo gjera te tilla ndersa djali rrenon shtepine me top dhe i prish kukullat te motres ose shtepiat e kukullave. ka shume baballare qe jane me te dashur per femijet por keto jane raste te rralla dhe ne keto raste eshte sepse babai i llaston ata ose nena eshte shume e manget ne zanatin e saj. une nuk do guxoja kurre te beja nenen per femijen tim pasi jam i mendimit se femija im do te rritej me shume probleme e mbresa te shendrruara ne makthe qe do ta ndiqin pas ne hapat e jetes se tij. eshte vetem ideja ime por mendoj qe babai duhet te jete baba e nena-nene me dallime shume te theksuara.
  25. ne mesnate do vij tek ti ne mesnate pritme zgjuar sa te puth buzen e embel sa te puth dy syte e shkruar.
×
×
  • Create New...