Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Shën Valentini, sondazhi: Tëgjithë duan më shumë seks
Publikuar me 14 Shk 2013


Shën Valentini, sondazhi: Tëgjithë duan më shumë seks

HOLLANDE - Sot është Dita e Shën Valentinit, njohur në masë tashmë prej shqiptarëve dhe festuar kryesisht prej të rinjve pas viteve 90-të. Ekspertë të huaj kanë ngritur pyetjen: Çfarë prisni Ditën e Shën Valentini, t'i dhe partneri yt? Një darkë romantike, një kuti çokollatash apo ndoshta, një tufë trëndafilash?

Rezultati i një kërkimi të ri për marrëdhëniet dhe seksin nga Kristen Mark dhe ekspertët e rubrikës “Të mirë në shtrat”, sipas CNN, janë të mendimit që shumë çifte kanë pak më shumë se intimitetin, në mendje.
 
Në fakt, afërsisht 85% e meshkujve dhe femrave tregojnë se seksi është një pjesë e rëndësishme e Ditës së Valentinit dhe 50% thonë se ata do të mbeteshin të pakënaqur nëse nuk do të kishin fat më 14 shkurt.

“Dita e Valentinit” është e dyta pas Krishtlindjeve, ndër ditët më të festuara në mbarë botën”, ka shpjeguar kërkuesja Kristen Mark. Megjithatë, fare pak studime shkencore i janë dedikuar kësaj feste, pak informacion ka për perceptimet dhe pjesëmarrjen në festimet saj.

Për të mësuar më shumë në lidhje me mënyrën sesi çiftet dhe ata njerëz jo në çift ndihen në këtë festë, Mark dhe kolegët e saj anketuan më shumë se 2000 burra dhe gra midis moshës 18 dhe 70 vjeç, 66% e të cilëve ishin në marrëdhënie afatgjata. Dhe rezultati ishte se shumica e tyre, këtë ditë, shpresonin të kishin marrëdhënie seksuale me njeri tjetrin.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)


908
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI