Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Vetëvrasjet në "Shefqet Ndroqi" si pasojë e përdorimit klorokinës pa kriter
Publikuar me 30 Nen 2020

Vetëvrasjet në "Shefqet Ndroqi" si pasojë e përdorimit klorokinës pa kriter

Vetëvrasjet në spitalin "Shefqet Ndroqi" kanë ndodhur si rezultat i përdorimit pa kriter i ilaçeve që kanë si princip bazë klorokinën. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Evropiane e barnave e cila konfirmon se këto medikamente nëse jepen pa kriter shkaktojnë pasoja të natyrës psikiatrike.

Përdorimi i klorokinës ose hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura kundër Covid-19 veçanërisht në fazën e parë të urgjencës, mund të shkaktojë çrregullime psikiatrike dhe sjellje të shoqëruara me vetëvrasje. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) paralajmëroi pas një rishikimi të të gjitha të dhënave në dispozicion, i cili konfirmon një efekt anësor pjesërisht të njohur.

Rishikimi, që lexohet në portalin e organit rregullator, filloi në maj 2020 pasi EMA "u informua nga Agjencia Spanjolle e Barnave (Aemps) për 6 raste të çrregullimeve psikiatrike në pacientët Covid të cilët ishin administruar doza të hidroksiklorokinës më të larta se ato të autorizuara ".


1888
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI