Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Jeta seksuale: 'Më thuaj çfarë ha të them si je në shtrat'
Publikuar me 18 Pri 2014

Jeta seksuale: 'Më thuaj çfarë ha të them si je në shtrat'

Dieta eshte nje nga gjerat më themelore per performancen e jetes seksuale. Ne nje kongres te mbajtur ne Stokholm, urologet kane vene ne evidence se jo te gjitha ushqimet qe perdoren si afrozodiake kane efektin e pritshem. Fjala bie per specin djeges, ndonese arrin te rrise presionin e gjakut ne organin mashkullore ai eshte irritues per prostaten, duke favorizuar ejakulitetin.

CFARE NUK DUHET TE HAME
Speci djeges nuk duhet ta hame duke pare efektet negative qe shume meshkuj jane te prekur, sic ejakuliteti i parakohshem. Ashtu sic eshte speci nje irritues, po ashtu te gjitha substancat me baze alkooli te forte (vodka, raki, uiski, likernat etj.) ndikojne negativisht. Ne te njejten kategori futet, per fat te keq, edhe birra por jo per shkak te alkoolit por per faj te 'majes se birres' (lupolo) e cila eshte irrituese. Ne listen e zeze futen edhe frutat e detit sic jane koca, midhjet etj.

ALEATET E EROSIT
Shoke te mire te erosit jane ushqimet antioksiduese, sic eshte vera e kuqe, perimet, perberesit sic eshte zinku apo vitamina C.

Nje ndihme te madhe jep aktiviteti fizik, por jo te gjithe sportet kane te njejtin efekt. Sportet e keshillueshme jane futbolli, vrapi, tenisi, basketbolli etj. Ndersa sportet si eshte ngritja e peshave nuk ka te njejtin rezultat. Nje tjeter sport i cili ne dukje eshte i favorshem eshte ai i çiklizmit qe mund te jete i demshem per aparatin gjenital. Mjeket thone se nje ushqyerje e kujdesshme e shoqeruar me aktivitet fizik luajne nje rol te rendesishem ne jeten seksuale, kjo nuk duhet nenvleresuar edhe pse ende nuk ka nje studim te thelluar mjekesor.


2102
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI