Llogaria ime
AOL Portal
Lifestyle

Do të ndahesh pa telashe apo dhimbje, këto janë 10 rregulla të arta
Publikuar me 03 Dhj 2012

Do të ndahesh pa telashe apo dhimbje, këto janë 10 rregulla të arta

Për të gjithë ne, vajza apo djem, gra apo burra, ndarja nuk është e lehtë, sado që ne të “hapemi” se jemi të fortë. Nuk është aspak e lehtë të jesh në rolin e atij apo asaj që i jep fund lidhjes.

Por nuk keni nevojë të bëni diçka drastike për t'i dhënë fund një lidhjeje që nuk funksionon. Ja disa këshilla për ndarje, pa shkaktim të lëkundjeve të mëdha. Nuk është një situatë e lehtë, por nuk duhet që të jetë edhe fundi i botës.

1. Para se ta bëni bisedën me partnerin tuaj, përpiquni që të përgatisni përgjigjet në pyetjet të cilat do t’ju shtrohen sipas të gjitha gjasave.

2. Hyni në situatë me kokë të qetë. Mos u ndani nga partneri me klithma, sharje dhe me xheste të ndryshme agresive.

3. Mos u bëni qyqarë me rastin e ndarjes! Assesi mos lejoni që atë që është obligim vetëm i juaji të kryhet nga ndonjë mik i cili ish të dashurit tuaj të ardhshëm ia bën me dije lajmin e keq, derisa ju fshiheni në tualetin e ndonjë kafeneje.

4. Në fakt, më së miri do të ishte që të mos i jepni fund lidhjes në vend publik. Nuk është e ndershme dhe tregon mungesë të respektit ndaj partnerit dhe ndaj lidhjes suaj.

5. Përpiquni që maksimalisht të shprehni respekt ndaj partnerit dhe kohës që keni kaluar së bashku. Nuk do të ishte mirë që ta lini tërësisht të hidhëruar, mjafton që më nuk dëshironi të jeni me të.

6. Nëse në mendjen tuaj tashmë i keni dhënë fund lidhjes me partnerin dhe mendoni se nuk ka shanse që të vazhdoni, mos i ofroni shpresë të rreme. Nëse ka marrë fund, atëherë le të jetë me të vërtetë fund.

7. Shmangni deklarimet akuzuese të llojit "Unë jam gjithmonë" ose "Ti nuk je kurrë" me rastin e ndarjes. Deklarimet e tilla në fakt janë një lloj sulmi dhe nuk do të ndihmojnë në situatën në fjalë edhe nëse ju ndoshta nuk keni argumente të tjera .

8. Lëreni mundësinë e miqësisë. Nuk ka nevojë që të bëni premtime. Të jesh mik me ish-partnerin është një sfidë e madhe dhe nuk është një vendim i cili duhet të merret menjëherë.

9. Jini shumë të qartë në qëndrimet tuaja lidhur me faktin pse nuk funksionon lidhja juaj. Mos lejoni që të tërhiqeni në një bisedë lidhur me faktin se si gjërat mund të ndryshojnë, gjë që nuk do të ju ndihmojë, kur në mendjen tuaj tashmë është pjekur ideja për ndarje. Mos e harxhoni kot kohën tuaj, e as të atij.

10. Rregulli i fundit por më i arti vjen si përmbledhje: Edhe nëse vendosni ta lini ju partnerin/partneren, bëjeni të besojë plotësisht se është ai/ajo që po ju lë dhe jo ju!


730
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI