Jump to content
Veriu Forum

GenTo

Admin
  • Content Count

    516
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by GenTo

  1. SHAKAJA E DITES - 29/7/2006 1- Dje ne parlament ka patur perleshje me grushta mes deputetve (M) dhe deputeteve (F). Me te vertete shume i poshter kritiku skoceze i "Sanday Times". Si guxon ai e shkruan se ne Shqiperi s'ka shpi publike. 2-Ashtu sic pritet, ne muajin gusht parlamentaret dhe qeveritaret do shkojne me pushime. Kjo do thote se me ne fund Shqiperia do te kete kriminalitetin me te ulet ne rajon. 3-Berisha i akuzoi se fundi anetaret e KLD-se si te korruptuar, kriminele e komuniste. Gjithnje ai perdore fjale me "k" per te share kundershtaret. Mbase sepse edhe te tjeret perdorin fjale me "k" per ta share ate. 4-Sic eshte marre vesh, gruaja e Koco Kokedhimes ka kerkuar divorc. Nuk eshte e qarte perse, por sipas burimeve te brendeshme, Kocoja kishte disa kohe qe nuk perdorte me "viagra".
  2. Notis,ka edhe ma keq,apo jo ? :P :P :P :dance13fm0uv: :dance13fm0uv: : :goditje: :goditje: hajt qiao shifna ka fillimi i gushtit anej nga dheu ame
  3. moc ik :( :( :( :( :( :( :sifone: :sifone: :sifone: :wallbash: :wallbash:
  4. GenTo

    kush e ka rradhen?

    he re ti qife tabakja :goditje: :goditje: apo vici vici vici si do me t thirre :moon1: :moon1: :moon1: ..... hajt qiao ..... rradhen pas meje e ka i palle tjeter... emrin s po ja them se e din vete kush asht :tease: :P :P :P :tease:
  5. SHAKAJA E DITES - 18/7/2006 1-Nano me sa duket do e kundershtoje postin e presidentit. Ne nje interviste per nje stacion televiziv grek, Xhoana tha se nuk i interesonin me punet e shtetit fqinj. 2-Ne Shqiperi flitet se Nano mund te behet President. Pra pas dy vjetesh protesta para Kryeministrise "Nano ik", Berisha me sa duket, tani do filloje protestat para Ambasades Greke "Nano hajde". 3-Dje qeveria miratoi fondin per ndertimin dhe riparimin e rrugeve te vendit. Fatmiresisht asnje fond nuk ishte parashikuar per Tiranen. Me sa duket Berisha s'ka ndermend te prishe me per kete vit. 4-Berisha inaguroi dje ne Durres unazen e qytetit. Te njejten gje beri dhe para ca ditesh ne Lezhe. Me sa shihet ate e ka kap qefi me unazat. U be gabim qe nuk u "quajt" unaze dhe mbikalimi i Tiranes, me siguri do e kishte henger. THENIE APO GAFA 1. "Ndonëse çmimi i energjisë elektrike dhe çmime të tjera janë rritur në mënyrë të ndjeshme, është zhdukur zarfi i zyrtarit dhe qeveritarit, i cili kapte shumën 20-30 për qind."-Sali Berisha 2. "Ne do të vazhdojmë të rendin pas çdo qindarke të publikut shqiptar."-Sali Berisha 3. "Durrësi, e meriton plotësisht universitetin, pasi trashëgimia e tij është e kulturës perëndimore më të zhvilluar"-Sali Berisha 4. "Më qindra anëtare te këtyre organizatave, si dhe te gjithë bosët e tyre, janë sjellë para drejtësisë"-Sali Berisha 5. "Dëshiroj të falenderoj shumë përzemërsisht Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s për këtë vizitë, në vendin dhe kombin me aspiratat më të zjarrta për anëtarësimin në NATO"-Sali Berisha
  6. AAAA po pse paska ba gabim qe ka firmos MSA Sali Berisha ? Une nuk jam dakort qe ai te marre gjitha meritat per firmosjen e ksaj marreveshjeje po jo se ai ka ba gabim.Kena 10 vjet qe munohena me ju afru europes e ma ne fund e bame nji hap perpara...... ti thua qe eshte gabim, a ban me e dite pse ?
  7. Arben nuk e di pse i fut vetes zor kot me kete pune mor vlla.Ka te pakten me qindra vjet qe burra ma te zote se une e ti e Milazim Krasniqat me shoke nuk arrijne ti japin shpjegim shume gjerave qe i perkasin fese dhe besimit edhe ata qe munohen ti shpjegojne i shpjegojne si t ju a kete qefi. Ne nje lutje gjate meshes katolike thuhet: Misteri i Fese pra dmth qe asht nje dicka qe nuk arrin ta shpjegosh pra mister i besimit.Ti dhe une besojme se ka zot pavarsisht se nuk e shohim se nuk eshte dicka materiale,pra Mister. Perderisa as une as ti as Milazim Krasniqat me shoke nuk kemi qene prezent ne ndodhjen e ngjarjeve dhe na ngelet te bazohemi ne ate c ka na thone te tjeret pa historianet apo kush dreqi merret me keto pune.Ne ne kete toke jemi kalimtare,nuk do e zgjidhim ne se kush ka ardhe perpara,ca ka ba e me se asht marre apo sa i rendesishem ka qene ne kohe te tij.Ti ke bindjet dhe idete e tua qe secili nga ne i respekton por nuk je askush qe te japesh leksione historie dhe per me teper te nje dickaje teper delikate sic eshte feja. Shume shpesh ne postimet e meparshme i ke fut nji copy/paste nga forume te tjera disi te zgjatura biles.Une te thashe edhe ne nje postim te nje teme tjeter nuk jam aq i zoti dhe i shkolluar qe te debatoj per gjera te tilla edhe po te isha nuk do e beja nje gje te tille se nuk me perket.Nuk jam aq besimtar sa c've re qe je ti,besoj aq sa me mjafton dhe i respektoj idete dhe besimet e tjereve edhe me te thane te drejten me intereson relativisht pak se ca ndodhe para 2000 a ma shume vjetesh.Po te flasesh me dike qe i perket hinduizmit i hedh poshte te gjitha ato ne te cilat ne besojme. kshu qe t ja leme te tjereve te merren me keto pune se jam i mendimit se nuk na perket ne. Beso ne ate qe te duket me e drejte e leri te tjeret te besojne ne ate qe atyre u duket e drejte.komentet dhe interpretimet e metejshme them se jane te kota.Ciao e gjithe te mirat. Genti
  8. bahh... nuk e di por do thoja qe martesa eshte bashkejtese dhe bashkejtesa deri ne nje fare pike martese me ndryshimin qe me martesen ke disa detyrime ligjore me teper.Pak ndryshim kane nga njera tjetra
  9. GenTo

    kerkoj

    japonezo nuk e di a eshte te kjo permbledhje kengesh ajo kenga qe kerkon ti po megjithate po te jap link e hidhi nje sy kliko : ketu Ciao.Gjithe te mirat
  10. Pershendetje Arben!!!! E shof se e ke marre pak si me ngut kete punen e islamizmit.E para se ti ban thjeshte nji copy/paste te disa artikujve te gjetur ne internet dmth kto s jane mendimet e tua.Une nuk jam aq i ditur dhe i shkolluar qe ti pergjigjem analizave dhe shkrimeve te Prof dok filan fistekut se ata dine ma shume se une por me disa afirmime te tyre dhe automatikisht te tuat mqs je ti ai qe i poston NUK JAM DAKORT. 1- Feja islame u përhap me të madhe në Ballkan po në atë kohë kur u vendos sundimi i plotë osman. Popujt e ndryshëm të Ballkanit e përqafuan në mënyrë të ndryshme. ....dmth qe be ate kohe sundimi osman ua imponoi fene islame popujve qe pushtoi dhe jo se ata popuj mezi c po prisnin qe dikush ti pushtonte dhe te nderronin fe dhe kete nuk e them une por e thote historia.Ne diber sot e kesaj dite ka fise me mbiemrin Deda,Gjoni etj etj dhe jane myslimane,pra kjo do thote qe ata ne ate kohe per arsye te ndryshme jane kthyer ne myslimane dhe po te mos u ishte imponuar do kishin ndryshuar edhe mbiemrin sic kane bere shume te tjere.... 2- Ndërkaq, Vladislav Skariç, duke folur në përgjithësi për përhapjen e islamizmit në Ballkan, thotë: "Kalimi në fenë islame nuk ka qënë i shpejtë. Pushtuesit osmanë qenë tolerantë në pikëpamje fetare dhe rrallë i kanë detyruar të krishterët për të kaluar në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë që janë marrë për jeniçerë".2 L. Mihaçeviç konstaton: "Kalimi në fenë islame te boshnjakët dhe te shqiptarët ishte gjithësesi më i shpeshtë, kurse serbët bullgarët dhe grekët i kanë mbetur më besnikë fesë së vet". .. e para kush eshte Vladislav Skariç qe sipas ktij te krishteret e paskan nderuar fene vullnetarisht. OK,e zeme se eshte kshu si thote ky zotnia,po paraardhesit dhe pasasrdhesit e Skenderbeut kunder kujt paskan luftuar 500 vjet rresht,aq te marre paskan qene ne ate kohe sa qe i here kthehen me turkun e masanej i luftojne kunder??? 3- Prof. Dr. Milazim Krasniqi Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, përveç si ikje nga feja e zullumqarëve të tyre, serbëve dhe grekëve dhe si ikje nga kujtesa e llahtarshme e dhunimeve që kishin lënë prapa vetes në trojt shqiptare kryqëzatat...... ... vetem fillimi i artikullit te Prof. Dr. Milazim Krasniqit te ben te mendosh se gjithcka mund te jete po jo Prof dr ..... nje person me bagazhin e tij kulturor dhe intelektual nuk flet me inat apo me tifozllek se nuk po flet per futboll por po flet per nje ngjarje historike qe dashje pa dashje e shtremberon nga vetja dhe kjo nuk me duket e drejte.E thashe ne fillim te postimit une nuk jam ne ate nivel qe te mund ti pergjigjem Prof. Dr. Milazim Krasniqit me shoke,por nga ato pak gjera qe me ka mesuar historia te cilen nuk mund ta ndryshoje njeri,faktet jane pak me ndryshe. 4- E dyta, Perandoria Osmane kishte tolerancë fetare, sepse lejonte përhapjen e librave fetare katolike në territoret, të cilat prej shekujsh i qeveriste me sovranitet të plotë. ... nuk e di po ne keto 600 vitet e fundit me sa lexoj nga thenia e mesiperme feja islame ka qene pak retrogresive dmth paska ece mrapa e jo para,sot ne shumicen e vendeve arabe jepet denimi me vdekje po bere nje gje te tille.Rasti i fundit ishte ne Afganistan para jo me shume se dy muajsh..... Arben,te jemi realiste: Feja i percan popujt,nuk i bashkon. une per vete kam qene jam dhe do mbetem katolik edhe pse me rezervat e mia kundrejt disa gjerave.ciao gjithe te mirat e ja kalofsh mire.
  11. SHAKAJA E DITES - 10/7/2006 1-Berisha u merzit shume nga humbja e Frances ne ndeshjen me Italine, ndonese u gezua pa mase kur Zidani goditi me koke Materazzin. Gjithsesi pas ndeshjes ai u be tifoze i italianeve. 2-Me rastin e shembjes se mbikalimit, Berisha mori telegrame urimi nga Bin Laden dhe Presidenti Korese se Veriut. "Vetem ne te 3 kemi mbetur vellezer", ishte permbajtja e tyre. [P.S] Ju lutemi mos tregoni, telegramet jane shume sekret (Arben Imami na i dergoi!) 3-Me sa duket, ndeshja e t'merkures France- Portugali solli tersin per mbikalimin. Berisha u gezua aq shume nga fitorja e Frances, sa s'dinte c'te prishte me pare. Uroni o njerez qe te dielen t'fitoi Italia se ndryshe hajde mbaje Berishen e gezuar. 3-Berisha ishte tifoze i brazilianeve ne Kampionatin Boterore, por u be i francezeve kur keto munden brazilianet. Edhe ne sport si ne politik veproka, gjithnje kunder vetes. THENIE APO GAFA 1. "Dëshiroj të falenderoj shumë përzemërsisht Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s për këtë vizitë, në vendin dhe kombin me aspiratat më të zjarrta për anëtarësimin në NATO"-Sali Berisha 2 "Ne jemi duke ndryshuar. Nëse keni mundësi të na ndihmoni për të ndërtuar burgje të reja"-Sali Berisha 3. "Kurse ky kongres do te kete tash e mbrapa nderin e vecante qe per Asamblene Kombetare te partise te zgjedhe 50% burra e djem dhe 50% gra e vajza."-Edi Rama 4. "Duke theksuar edhe një herë se reformat për Shqipërinë janë si ajri për zogjtë, qeveria do të mbetet promotor i fuqishëm për realizimin e tyre"-Sali Berisha Kllouni dhe Komedianet Kjo foto pasqyron inagurimin e punimeve te unazes se Lezhes, nderkohe qe vetem nje dite me pare Berisha urdheroi shembjen e mbikalimit (1 milion dollare te hedhura ne m.....) te Tiranes (ne nje qytet 1 milion banoresh) dhe te nesermen vjen inaguron nje gje te panisur akoma ne nje qytet te vogel (10 mije banoresh), qe per me teper eshte investim i Bashkise se Lezhes e jo i qeverise. (Sic beri me inagurimet ne Kombinat para nje muaji qe preu shiritin e Rames). Nje klloun qesharak qe vazhdon me te njejten menyre manipulative te laje m... me sh... Si nuk po merzitet edhe vete nga keto shfaqje te trasha. Gjithe qeveria ka shkuar ne ate show idiot, dhe komedianet e saj po e mbajne ate shirit te shkrete si nje gje te bekuar, pasi vetem prishje e shperdorime publike e private kane bere deri tani. Vereni Precin, eshte veshur sikur sapo eshte arratisur nga ndonje klinike. Po Ministri Drejtesise cdo atje apo so marre edhe ai meriten e tij mqs eshte deputet i zones? I biri i Enverit,ministri yne i trasporteve (Luli vocerr) si ndahet babait shpirteror (shikoni sa pa sinqeritet qesh). Berishe paska vesh pantallona femrash... Preci per pak sa nuk i thote: Mos e prej shiritin me doren e majte se jemi Demokrat ......
  12. GenTo

    Bar Kafe "Veriu"

    Google.com ( 66.249.66.33 ) Using Personal Messenger oppaa google asht tu e gjujt njenen.......... ec google :66: :66: :66: sa t munesh :P :P
  13. Kjo puna e videove filloi te behet boze.Duket se ne shqiptaret nuk presim tjeter vetem qe dikush te beje 1 gabim edhe o burra hidhjuni siper me gjykime e vleresime nga me te ndryshmet.Po lejini ore miletin te bajne ca te done ne jeten e tyre private.... Kjo video e fundit mbi Nikolle Lesin sipas meje eshte me e rende se ato te parat jo se ka permbajtje porno se aty s ka as me te voglen gje porno po per faktin se Nikolle Lesi eshte nje person me imunitet parlamentar dhe askush nuk ka te drejte ta pergjoje apo ta filmoje pa i hequr atij imunitetin sic e parashikon ligji. Me sa po lexoj lart e poshte neper internet ajo video eshte xhiruar ne lokalin 'Trieste' ne Durres,lokal ky i Leonard Kokes vellait te kryetarit te bashkise se Durresit Lefter Koka qe shume veta e dine se cfare kane ne pronesine e tyre ne Durres vellezerit Koka,shoke te ngushte te Fatos Nanos.Leonard Koka sot eshte ne burg per kontrabande cigaresh etj etj..... Gjeja qe te ben te dyshosh se zotit Lesi i eshte ngritur nje kurth eshte edhe fakti se periudhen e xhirimit te videos Nikolle Lesi ishte ne konflikt te hapur me Fatos Nanon (fundi i 2004).Une nuk dua ti dal zot Nikolle Lesit qe pervec faktit qe eshte lezhjan s kam asnje lloj lidhje me te po edhe vete fakti qe video u perhap ne nje kohe kur zoti Lesi ka nisur nje beteje tjeter politike me projektligjin e hartuar prej tij per mediat me ben te dyshoj qe kjo eshte nje sajese e ndertuar profesionalisht nga persona te interesuar per prishjen e imazhit te Nikolle Lesit. per me teper hidhini nje sy ketij artikullit .......... kliko: ketu
  14. Po mire mo vlla se un s kam marre vesh hala i dicka,neser me ba kerkese per nenshtetesi italiane shtetesine shqiptare a se kam ma? Une per vete i plotesoj te gjitha kushtet qe kerkohen ne ate projekt-ligj por problemi asht se un po mora nenshtetesine italiane me duhet me shku me ba dokumenta 'permesso di soggiorno' me nejt ne shqiperi.Une per vete s do e kisha lane shtetesine shqiptare me marre 1 nenshtetesi tjeter jo per nacionalizem po edhe ne vend te Bushit me me vu shqiptar kam per te ngel.Masanej pse ke nenshtetesi italiane s do me thane se munesh me ba ca te dush,vec probleme ke..... gjobat qe si kam pagujt tash 8 vjet tana mi bien te shpia nji ka nji..... Oh sa mire me ken shqiptar :P
  15. Me 3 gusht e mrapa ne Shqiperi ..... :) :) :) :P :P :P :P :D :D :D :D
  16. "Kryetari Edi" po Punon... Kjo foto pasqyron aktivitetet ditore te "Kryetarit Edi". Ai ka vajtur te verifikoje mbarevajtjen e punimeve diku, dhe inxhinieret po i tregojne nje skice te punimeve perkatese. Me duart e kryqezuara, me pamje e veshtrim inatcar dhe deri diku i vrazhde ai po shikon projektin ne fjale, nderkohe qe disa njerez qendrojne si sfond. Keto dy grate ne te majte jane si te trembura, dhe aspak te qeshura per ardhjen e liderit te qytetit (s'kane dhe faj, pasi edhe lideri as koken se kthen andej, duket sikur eshte idhnuar me ato), ndersa nje grua tjeter eshte pertej hekurave te ballkonit. Vereni murin ne vendin ku eshte instaluar zgara e hekurit, ka nje grope te madhe, por "Kryetari Edi" nuk e shikon ate. Gjithashtu ai nuk shikon se si bari ka mbire mbi ballkon, nuk shikon ate depoziten e ujit mbi tarrace, teleat e varur, apo kete shtyllen e korrentit ne mes te rruges. "Kryetari Edi" e ka mendjen tek skica dhe padyshim se si kamerat e fotoreporteret do ta fiksojne ate. Show vazhdon...
  17. SHAKAJA E DITES - 8/06/06 1. Dje Bashkimi Europian tha se do te ndalonte zgjerimin per kete dhjete vjecare. Berisha u merzit shume dhe thiri Gazideden te rrahe Arben Imamin. 2.Presidenti dje nuk firmosi "Amendamentin Lesi". Koco Kokedhima hodhi poshte akuzat per influence mbi presidentin. Nderkohe javen tjeter z. Moisiu do te drejtoje emisonin "si te behesh milioner". THENIE APO GAFA 1. "Ligjet qe në do të sjellim në parlament nuk do të jenë me në funksion të dhjamosjes apo fryrjes së barqeve të llastikta ministrore"-Bujar Leskaj, Minister i Kultures 2. "Fitimet e mëdha bashkëjetojnë përkrah humbjeve të mëdha. E njëjta gjë ndodh edhe në politikë."-Jozefina Topalli
  18. GenTo

    Urime per Ditelindje

    AUGJURI DORO AUGJURI.... U BAFSH 150 VJEC ......
  19. - ...............................tushja....................... - futbolli - Leket - Motorrat & makinat - Kompjuterat - etj etj
  20. SHAKAJA E DITES - 31/05/06 1. Dje policia mbylli hetimet per varrezen greke. Sipas Olldashit, asnje nga skeletet nuk dinte shqip. 2. Grekerit po hapin nje varreze per ushtaret e vrare ne Shqiperi, por kane mungese eshtrash. Qeveria shqiptare nenshkruajti dje nje mareveshje bashkepunimi dhe dergoi Gazideden te kerkoje vullnetare. THENIE APO GAFA 1. "me dhjetra herë më vinin në zyrë dhe më thoshin: ne s’kemi ç’bëjmë, vetëm të organizojmë kryengritje, sepse ai është komisariat, sepse ai është komisariati Nr.2"-Sali Berisha 2. "Ka një uri të madhe për oksigjen, sepse ka një entuziazëm të madh tregu, meritë e lirisë."-Sali Berisha
  21. FOTO DHE KOMENTE Qeveria e "Republikes se Tiranes" Kjo foto pasqyron mbledhjen e KRRTRSH-së Tiranes zhvilluar fundjaven e kaluar. Pra, aty po diskutohet per qytetin e Tiranes, urbanistiken e tij etj., dhe pikerisht personi per te cilin qytetaret e Tiranes kane votuar te marret me to, Edi Rama, mungon. Ne vend te tij, po vendosin per qytetin, bie fjala, Ministri i Pulave e Gjelave Jemin Gjana (ky me kurriz ne fillim) apo Ministri me Hunde te Madhe Genc Ruli, apo Xhuveli (Ministri i 101 Flamujve). Gjithsesi shikoni ne foto, te gjithe jane perqendruar tek spikeri, vetem Berisha sheh ne drejtim tjeter. Kot shkon atje, s'merr vesh c'behet, mendjen e ka vetem si t'ja dhjese Edi Rames...
  22. SHAKAJA E DITES - 29/05/06 1. Berisha i tha Kryeministrit te Kosoves, se Porti i Shengjinit do t'u jepet kosovareve. Pra rruga Durres-Prishtine do te anullohet, sepse ajo nuk shkon ne Lezhe, tha Berisha. 2.Berisha dje drejtoi mbledhjen e KRRTSH se Tiranes. Ne fund ai vendosi qe te shemben dy pallate ne Durres. THENIE APO GAFA 1. "Jam këtu, për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë dhe ju, totalisht me një sens apartiak. Po pse e them këtë? Sepse dua të jem shumë i sinqertë me ju."-Sali Berisha 2. "krimi i organizuar shqiptar ka qenë në gjendje të më paguajë mua, jo dhjetra, por qindra milion që unë të vazhdoja simbiozën me ta"-Sali Berisha
  23. SHAKAJA E DITES - 26/05/06 1. Te majtet kane vendosur te bashkohen ne nje konfederate. Ne fakt aty mungon vetem PD..., dhe pastaj "Rrofte Partia e Punes". 2.Sipas korrespondentit nga Peshkopia Garip Troci, njoftimet e fundit nga Hipoteka do te publikohen ne Gazeten "kombetare" Dibra. Te interesuarit gazeten mund ta blejne tek xhamia e Bathores. THENIE APO GAFA 1. "Qytetarëve do tu shërbehet me të gjitha kërkesat e nevojshme burokratike në qendrën e rrethit të tij."-Sali Berisha 2. "Në Shqipëri keni ndoshta qeverinë më pro biznes në Europë."-Sali Berisha
  24. FOTO DHE KOMENTE Laje thaje", me nje fabrike kepucesh mbeti Shkodra Cdo politikane qe shkon ne Shkoder, tek fabrika kepuceve e ka koken. Kjo gje u be histori tashme. Nga Enveri, Ramizi, Haxhiu, Mehmeti, Berisha, Meksi, Fatosi, Iliri, Edi e deri tek President Moisiu e zv/drejtor hipotekes Gazidedja, te gjithe ate vizitojne. Bejne nje xhiro, prekin ca kepuce dhe largohen per te ardhur perseri pas disa muajsh apo vitesh. Shikoni ku i shkojne duart Berishes, tek opingat. Asnje varietet tjeter nuk merr ne dore. Ajo gazetarja prapa me vrap e tek b... e Berishes, e di edhe me sy mbyllur se ku eshte. Grate punonjese ne thellesi qeshin e bejne muhabet. Punetori Operativ ne plan te pare, polici ne plan te dyte... dhe keshtu historia perseritet. E njejta skene si me gjithe te tjeret, me Enverin, Mehmetin, Nexhmjen, Salijen, Lirijen e keshtu me rradhe. Shqiptaret, vetem rrofte thone...
×
×
  • Create New...