Llogaria ime
AOL Portal
Sport

Simeone apo Conte/ Interi ofron 15 milion euro në sezon për trajnerin e ri


Fati i Stefano Piolit si trajner i Interit është shënuar tashmë.

Për këtë arsye, në kuadër të sezonit të ardhshëm, Suning po përpiqet që t’i dhurojë Interit një trajner të madh dhe ka bërë gati një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon për Antonio Conten ose Diego Simeonen.

Edhe pse Simeone i ka thënë “jo” Interit, ndërsa Conte nuk ka dashur të flasë për mundësinë zikaltër, pronarët kinezë të Interit nuk janë dorëzuar.

Në Pinetina janë të gjithë të bindur se nevojitet një dorë e fortë për të rikthyer Interin në nivele të larta dhe për momentin vetëm dy emra bindin drejtuesit e klubit milanez.

Rruga për të bindur Simeonen ose Conten është gjetur te paratë.

Për këto trajnerë, Interi është gati të shpenzojë 15 milionë euro në vit.

Më pas, do të flitet edhe për blerje lojtarësh, pasi dy trajnerët e suksesshëm nuk do të pranojnë të drejtojnë një skuadër pa pasur nën urdhra lojtarët që duan.

Por, duke qenë se bindja e këtyre trajnerëve do të jetë e ëvshtirë, është gati edhe një listë e gjatë zëvendësuesish.

Ata janë Luciano Spalletti (Roma), Jardim (Monaco), Paulo Sousa (Fiorentina), Di Francesco (Sassuolo) dhe Roberto Mancini, për një rikthim të bujshëm.

Tags:
Lexuar 742 here / Marre nga Top-channel. Tv
742
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI:


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?