Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Zhduket helikopteri i NATO-s në detin jon. 6 të zhdukur

Janë gjetur pjesë nga helikopteri i Forcave Ajrore Kanadeze në Detin Jon, i cili u zhduk të mërkurën në mbrëmje në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë gjatë një operacioni patrullimi të NATO-s. "Disa mbetje janë gjetur në zonën e kontrollit dhe ndërhyrjes italiane," tha një burim ushtarak Grek. Gjashtë vetë ishin në bordin e tij.

Helikopteri, i cili ishte pjesëmarrës në një stërvitje të NATO-s, u zhduk ndërsa fluturonte mbi ujërat në perëndim të ishullit Kefalonia, midis Italisë dhe Greqisë. Helikopteri po hynte në hapësirën ajrore italiane kur u zhduk nga radari. Helikopteri ishte duke marrë pjesë në stërvitjen e Grupit Detar të Ndërhyrjes së Shpejtë të reagimit detar të Aleancës Atlantike, dhe dy anije detare, një italiane dhe një turke, të cilat morën pjesë në operacion, janë angazhuar në kërkimin e helikopterit dhe ekuipazhi i tij, sipas uebfaqes Ekathimerini, i cila thotë se helikopteri po fluturonte në hapësirën ajrore italiane kur u zhduk.

Përditësuar me 30 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin