Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Die Welt, mafia italiane kërkon paratë e brukselit

Revista gjermane Die Welt ka dale me një titull që ka zemëruar shumë italianët, duke i etiketuar ata si mafjozë që kërkojnë ndihmën e Brukselit për dalë nga kriza ekonomike që ka mbërthyer italinë në kohë e Koronavirusit.
Deklarata e ministrit italian për punët e jashtme si më poshtë:
"Deklaratë e turpshme dhe e papranueshme. Shpresoj që qeveria gjermane të distancohet. Italia vajton viktimat e Coronavirus sot, por ajo ka mbajtur zi dhe vajtuar viktimat e mafies. Nuk është për polemikë por nuk e pranoj në këtë moment një konsideratë të tillë". Kjo është thënë nga Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, i intervistuar në Uno Mattina, në një artikull në gazetën Die Welt, sipas të cilit mafia po priste ndihmën evropiane.

"Ne nuk duam që vendet e tjera të paguajnë borxhet, Italia gjithmonë ka paguar borxhet e veta. Ne duam të krijojmë kushtet e tregut në mënyrë që të mund të shpenzojmë të gjitha paratë që na duhen për të dalë nga kriza" , shtoi ai, për bisedimet në vazhdim në Bashkimin Evropian, theksoi ai, "po vendoset nëse Italia mund t'i shpenzojë të gjitha paratë që i duhen për të ndihmuar të rinjtë dhe të moshuarit".

Përditësuar me 09 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin