Llogaria ime
AOL Portal Sport

Formula 1 njeh kampionin e saj tė ri


Duheshin pritur metrat e fundit tė garės nė Abu Dabi pėr tė zyrtarizuar kampionin e ri tė botės nė njė karvan shpėrthyes tė 4 makinave qė ndaheshin shumė pak me njėra tjetrėn.

Formula 1 ka ulur kėshtu siparin e sezonit me titullin nė duart e Nico Rosberg.

Favoriti i Mercedes ia doli tė fitonte betejėn psikologjike dhe ruajti diferencėn me Lewis Hamilton nė njė ndalesė qė mori pėrmasa dramatike nė xhirot e fundit, ku njė gabim mund tė kushtonte shumė.

Hamilton preu finishin nėn valėvitjen e flamurit me kuadrate, por fituesi i vėrtetė ishte shoku i tij i skuadrės, kampion bote pėr herė tė parė dhe nė njė nivel me babain e tij Keke, vite mė parė.

I nisur nė Pole Position, Lewis e komplikoi disi garėn nė xhiron e 7 kur u fut nė bokse, ndėrsa e ndoqi mė pas edhe lideri i renditjes Rosberg nė tė njėjtėn situatė.

Skenari i garės sė Abu Dabit u komplikua me kalimin e kilometrave dhe hierarkia ndryshoi shpesh.

Rosberg rrezikoi nė njė moment me sulmin nė dėm tė Verstappen dhe holandezi tregoi grintėn e tij, por pa mundur tė shmangte parakalimin e gjermanit.

Me vendin e parė tė Hamilton dhe tė dytin po me Mercedes, Rosberg shpallej kampion bote, por nė xhirot finale u krijua njė grup prej 4 pilotėsh, me Vettel dhe Verstappen qė nuk pranonin verdiktin e pistės.

Me njė manovėr cinike, Hamilton ngadalėsoi pėr tė ngjeshur edhe mė shumė pilotėt, por deri nė finish gara nuk pati surpriza.

Titulli i parė nė duart e Rosberg qė mbylli garėn i dyti, ndėrsa pas tij, podium i merituar pėr Vettel. Nė bilancin pėrfundimtar, Nico mbyll kampionatin elektrizues me 385 pikė, 5 mė shumė se Hamilton, kėrcėnimi permanent deri nė ceremoninė e “Yas Marina”-s.

Tags:
Lexuar 939 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?