Llogaria ime
AOL Portal Sport

Formacioni/ De Biazi pėrgatit bunkerin ndaj Italisė


De Biasi rikthehet në Palermo, në një qytet ku në rininë e tij si futbollist kaloi 3 sezone pozitive, duke shënuar edhe 9 gola.

Por tani në stolin e kuqezinjve, ai shpreson se njohja e rivalëve do ta ndihmojë mbrëmjen e së premtes.

“Njohja e kundërshtarit ndihmon shumë në strategjinë taktike. Ne kemi lojtarë që luajnë me ata që pritet të jenë në formacion me Italinë, si për shembull Ajeti me Belottin. Por ndeshja do varet nga mënyra sesi hyjmë në fushë dhe nga gjendja fizike e lojtarëve. Strakosha apo Hoxha? Do të jetë surprizë dhe do të vendos të premten”, konfirmoi De Biasi.

Tekniku i kuqezinjve tha se diferencat janë të dukshme, por ndaj italianëve duhet të japim maksimumin nëse duam të marrim rezultat.

“Kam 3 apo 4 dyshime për formacionin titullar, pasi janë lojtarë të ngjashëm dhe do të vendos deri në orën e fundit. Duhet të luajmë si të barabartë dhe të qetë. Duhet të vendosim në vështirësi kundërshtarin dhe të mbajmë topin sa më shumë. Palermo është qytet i nxehtë dhe kjo është një nga arsyet pse Federata italiane ‘FIGC’ vendosi të luajë këtu. Ka dhe anën supersticioze nga italianët, pasi herët e fundit kanë fituar këtu. Por ne duhet të bëjmë tonën”, tha De Biasi.

Formacioni

“Nxehja” përballë pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Palermo nuk i zbuloi asgjë trajnerit Giani De Biasi mbi formacionin potencial ndaj kombëtares italiane të futbollit.

Trajneri i kuqezinjve pranoi se ka ende 3 apo 4 dilema për 90 minutëshin në impiantin “Renzo Barbera”, një nga të cilat përfshin edhe portën.

Xhani De Biazi ka blinduar krahët e skuadrës, duke menduar se rreziku më i madh do të vijë nga skema e Venturës 4-2- 4.

Trajneri kuqezi i përgjigjet me skemën 4-1-4-1, ku Ajeti ka mbajtur deri në momentet e fundit zgjedhjet e De Biazit.

Me gjasë, ai do të shtrëngojë dhëmbët për të zbritur në fushë, ndërsa sulmi këtë herë i besohet Cikalleshit, i cili do të shfrytëzojë shpejtësinë për të vendosur në vështirësi mbrojtjen e Italisë.

Lila nga njëri krah dhe Roshi nga ana tjetër janë provuar ditën e djeshme, ndërsa Veseli-Ajeti e Kukeli do të jenë në mbrojtje.

Memushaj e Abrashi qëndrojnë përpara mbrojtjes, ndërsa Agolli dhe Hysaj plotësojnë prapavijën.

Në portë me shumë gjasa do të jetë Strakosha, por De Biazi tha se kishte ende 3 dilema.


Tags:
Lexuar 628 here / Marre nga panorama.com.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?