Llogaria ime
AOL Portal Sport

De Biazi publikon listėn e lojtarėve pėr Marokun dhe Maqedoninė


Lorik Cana nuk do të jetë më pjesë e kombëtares shqiptare.

Lajmin e bëri të ditur sot trajneri De Biazi, i cili shpalli edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Marokun dhe ndeshjen e parë eleminatore të Botërorit “Rusi 2018” përballë Maqedonisë.

“Grupi jonë është shumë i vështirë pasi kemi Itali, Spanjë, Izrael që janë skuadra shumë të forta. Por edhe me Maqedoninë duhet ta vlerësojmë pasi duhet të japim 101% të mundësive tona. Që nga ky çast duhet të shtrydhim trurin mirë për të krijuar skuadrën e re. Duhet të harrojmë pjesën e kampionatit europian që me entuziasëm dhe forcën e grupit arritëm atë rezultat”, tha De Biazi.

PYETJET E GAZETAREVE

Kush do jetë kapiteni i ri?
Këto ditë do ta mësoni.

Sa shanse ka Shqipëria për të arritur objektivin e dy vendeve të para?
Sipas jush?

Unë preferoj përgjigjen tuaj…
Po ti?

Unë si tifoz dua të fitojmë botërorin…Me çfarë objektivi futeni?
Kemi objektiv të bëjmë më të mirën e mundshme.

U ka vënë Federata oŕbjektiv?
Të bëjmë maksimumin.

Ka përfunduar eksodi i futbollistëve që po ikin te Kosova?
Mos e quani eksod sepse eksod është lëvizje masive. Grupi është kompakt. Janë disa lojtarë që u grumbulluan në Austri dhe jo në Francë që kishin pretendimet e tyre.

Bunjaku është një trajner rival?
Nuk kemi folur prej kohësh. Ai është trajneri i Kosovës.

Është sjellë korrekt në raport me Shqipërinë?
Nuk e di. Për mua nuk ka bërë asnjë gjë të çuditshme.

Mbrojtja duket sikur ka shumë probleme. Si pritet ta rregulloni?
Baza e mbrojtjes është ajo e Francës e palëvizur. Loriku bëri zgjedhjet e tij, ndërsa Ajeti për arsye shëndetësore nuk është në këto ndeshje, por me Francën dhe Rumaninë ka dhënë kontribut shumë të mirë.

Nëse do ktheheshe pas, do e merrje Rashicën?
Jo. Kur bëra zgjedhjen e kisha menduar shumë mirë. Zgjedhjet që bëmë, më dhanë të drejtë.
***
Ndërkohë risia më e madhe e italianit në listën e kombëtares do të jetë portieri i kombëtares shpresa dhe i Lacios, Thoma Strakosha.

Talenti 21-vjeçar është grumbulluar nga trajneri Redi Jupi për ndeshjen e kualifikueseve të Europianit që Shqipëria U-21 do të zhvillojë në Greqi më datë 2 shtator, dhe pas zhvillimit të saj do t’i bashkohet kombëtares së parë ku do të vihen nën urdhrat e De Biazit.

Strakosha sezonin e shkuar ishte i huazuar te Salernitana në Serinë B, ku nuk arriti të siguronte vendin e titullarit, ndërsa këtë vit është rikthyer te Lacio, dhe me një largim të mundshëm të Berishës, pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Marketit.


Tags:
Lexuar 307 here / Marre nga panorama.com.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?