Llogaria ime
AOL Portal Sport

Champion, Ronaldo rikthet nė Lisbonė si 'armik'


Kristiano Ronaldo do të përballet me emocionet e hapave të parë në futboll, teksa do të sfidojë në kryeqytetin portugez të mërkurën në mbrëmje me Realin e Madridit ish ekipin e tij, Sporting Lisbona, skuadra nga ku u afirmua në futbollin profesionist.

Përsa i përket grupit të lojtarëve që tekniku Zinedine Zidane do të ketë të disponueshëm për këtë takim, trajneri francez do të duhet të bëjë edhe një herë pa portierin Keylor Navas, po ashtu janë ende të dëmtuar Isco dhe Fabio Coentrao.

Mesfuhso e merengueve do të formohet nga Casemiro, Modric e Toni Kross, ndërsa në repartin e eavancuar do të vëndosen BBC, Bale, benzema e cristiano Ronaldo.

Do të jetë nëj përballje mjaft emocionuese për 3 herë fituesin e topit artë, sigurisht emocionet nuk do ta pengojnë që nëse i jepet rasti at ndëshkojë ish klubin e tij.

Po në këtë grup, Borusia e Dortmundit do të përballet në transfertë me Legian e Ëarsaës. Subotic, Reus e Durm vijojnë të jenë të dëmtuar. Trajneri tuchel do ti besojë në repartin ofensiv Dembeles, Kagaës e Schurrlen në mbështejte të Aubameyangut.

Ndërsa Juventusi do ta nisë këtë sezon në “Juventus Stadium” me Seviljan, por me objektivin e qartë sezonal: Triumfin në Champios.

Për këtë trajneri Massimiliano Allegri nuk do të rezervojë surpriza dhe me shumë gjasa do të vendosë në fushë një skuadër të rreshtuar nën skemën 3-5-2, me Sandron, Asamaoahn, Pjanic, Khedirën e Dani Alves në mesfushë dhe me dyshen ofenisve të përbërë nga Higuain dhe Paolo Dybala.

Në anën tjetër ka një sërë mungesash për tekniku argjentinas Sampaoli që do të jetë i detyruar të mos aktivizojë Kolodzedak, Tremulinas, Sorian e Kron-Dehlin.

Tottenhami do të sfidojë Monacon. Nuk ka probleme madhore për trajnerin Pocchetino dhe pritet që londinezët të rreshtohen nën modulin 4-2-3-1 me Lamelën e Sissiokon pas krahëve të Janssen, ndërsa ka mundësi që në stol të sistemohen Kane, Delle Ali dhe Eriksen.

Ndërkohë që Jardim do t’ia besojë ofensivën Moutinhos dhe Germainit.

Kuadri i ditës së sotme do të plotësohet nga takimet Porto-Copenhagen, Brugge-Leicester City, Leverkusen –CSKA e Moskës dhe Lyon-Dynamo Zagreb.

Po sonte në 20:45 do të luhet dhe sfida e shtyrë mbrëmë për shkak të moti Mancester City-Borusia Mënshengladbah.


Tags:
Lexuar 486 here / Marre nga Oranews.tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?