Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Tė ardhurar, sa tė punėsuar ka shqipėria dhe si tatohemi nė krahasim me rajonin

Nė Shqipėri, numri i personave qė zyrtarisht deklarojnė se kanė tė ardhura me tė larta se 2 milionė lekė nė vit (rreth 15 mijė euro) ėshtė shumė i ulėt.

Sipas tė dhėnave zyrtare nga tatimet, qė i referohen personave qė kanė bėrė deklarimin e tė ardhurave vitin e kaluar janė dorėzuar gjithsej 6341 deklarata nga individėt tatimpagues.

Numri i individėve qė kanė deklaruar se kanė tė ardhura mbi 1250 euro nė muaj (15 mijė euro nė vit) ėshtė minimal, nė raport me totalin e tė punėsuarve nė vend, vetėm 0.6% e tyre (nė total sipas INSTAT janė mbi 1 milion tė punėsuar nė vit, nga tė cilėt 417 mijė nė sektorin privat jo bujqėsor, 475 mijė nė bujqėsi dhe 165 mijė nė shtet).

Nė bazė tė ligjit pėr tatimin mbi tė ardhurat, individėt me tė ardhura mbi 2 milionė lekė nė vit duhet tė bėjnė ēdo vit deklarimin e tyre nė tatime deri nė datėn 30 prill.

Kėtu pėrfshihen tė ardhurat nga paga, qiraja, dividendi, interesat bankare, lotaritė, pasuria intelektuale, fitimi kapital nga dhurimi,tė ardhura tė realizuara jashtė territorit shqiptar.

Trendi i deklarimeve ka ardhur gjithsesi nė rritje. Ky ritėm nė vitin e kaluar Ishte nė 11% rritje kundrejt vitit paraardhės.

Nė shifrat e tatimeve pėrfshihen vetėm individėt qė zyrtarisht kanė deklaruar se tė ardhurat e tyre i kalojnė 1250 euro nė muaj, ndėrsa numri real i tyre, pėrfshirė tė ardhurat e padeklaruara, apo ato tė pėrfituara me korrupsion ose aktivitet ilegal ėshtė praktikisht i pamatshėm.

Tatimi mbi pagat e larta, mė dekurajuesi nė rajon

Shqipėria mban rekord nė rajon pėr taksimin e Individėve me paga tė larta.

Norma progresive prej 23%, pėr pagat mbi 130 mijė lekė (rreth 930 euro) ėshtė unike nė gjithė rajonin, qė I taton tė ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%.

Pėr krahasim, Mali I Zi, qė paga tė larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, I taton me 11%, nga 9% qė tatohen pagat nėn kėtė nivel.

Edhe Serbia, qė I ka taksat mbi biznesin tė larta dhe tė krahasueshme me ne, tė ardhurat nga punėsimi dhe tė ardhurat nga biznesi I taton me 10%.

Serbia taton tė ardhurat nga copyright dhe tė ardhurat nga qiraja 20%; tė ardhurat nga kapitali 15% duke pėrjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve qė Ishin nė pronėsi tė shitėsit pėr mė shumė se 10 vjet.

Nė Maqedoni, tatimi mbi tė ardhurat personale ėshtė I sheshtė prej 10%.

Nė Mal tė Zi, tatimi mbi tė ardhurat ėshtė 9% dhe rritet nė 11% pėr tė ardhurat prej mė shumė se 720 Euro neto/muaj nga punėsimi.

Nė kėtė shtet, pagat pėr punonjėsit Start up (pėrveē pėr sektorėt e bujqėsisė, peshkimit, transportit, ndėrtimit tė anijeve) janė subjekt I pėrjashtimit nga taksimi pėr 8 vjet, deri nė njė shumė totale prej 200,000 euro.

Kosova ka tatimin mbi pagėn mė tė ulėtin nė rajon, progresiv nga zero nė 10 (0%/4%, 8%, /10%).

Nė Bosnjė Hercegovinė, tatimi mbi tė ardhurat ėshtė fiks, 10%.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!