Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Tatimet padisin nė Prokurori biznesmenin Damir Fazlliē: Pėrfitoi nga shteti 2 mln euro

Rreth tre jave me pare Drejtoria e Tatimeve mėsohet tė ketė paditur biznesmenin Damir Fazllic ne prokurori per perfitim te padrejte te nje fondi rreth 2 milione euro.

Sipas hetimeve te kryera deri tani, rezulton se kompania e krijuar nė vitin 2005 me pronar te vetem biznesmenin Serbo-Boshnjak, Damir Fazlliē, ka paraqitur fatura ne Tatime per rimbursim ne vleren e 2 milione eurove, (shuma te cilat i ka perfituar) per punime e investime ne zonen e Porto-Romanos.

Pas marrjes se fondeve ne fjale ne vitet 2011-2012 sipas hetimit, ka dyshime se gjithcka ka qene fiktive dhe punimet nuk jane kryer ne volumin e deklaruar.

Njesia task force e prokurorise ka regjistruar procedimin penal me akuzat e falsifikimit te dokumenteve dhe te mashtrimit si dhe po heton per shperdorim detyre nga punonjesit shteterore qe dyshohet se kane bere verifikim fiktiv te shpenzimeve nga puna e investimi i kompanise se Fazllic ne terren.

Emri i Fazliē ėshtė denoncuar shpesh nga opozita socialite nė atė kohė pėr pėrfitime dhe privatizime tė paligjshme tė pronave nė vendin tonė. Nė valėn e kėtyre akuzave, Prokuroria e Tiranės ēeli hetimet kryesisht mbi dyshimet e pastrimit tė parave.

Megjithėse prokuroria pretendoi se pėrmes njė shoqėrie tė regjistruar nė gjykatė Fazliē kishte kryer transaksion me 1.7 milion euro fitime, kjo kompani u dyshua se nuk kishte kryer asnjė aktvitet nė Shqipėri.

Nė pėrfundim tė gjykimit u konkludua se Damir Fazliē ishte i pafajshėm me argumentin e mos vėrtetimit se ai kishte kryer ndonjė vepėr penale nė vendin tonė.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!