Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Rritet sėrisht ēmimi i naftės, Grosistėt: Na mbytėn taksat !

Ēmimi i naftės nė vend ka shėnuar rritje kėto ditė me afro 5 lekė pėr litėr.

Nė njė vėzhgim tė bėrė nė pikat e tregtimit nė kryeqytet rezulton se njė 1 litėr naftė tregtohet pėr konsumatorėt me afro 167 lekė, nga 162 lekė qė shitej ditė mė parė.

Tė premten rritja ėshtė reflektuar pothuajse nga tė gjitha shoqėritė.

Tė kontaktuar nga Tv Klan, pėrfaqėsues tė shoqėrive tė hidrokarbureve, pranojnė ndryshimin e ēmimit, duke e lidhur me disa faktorė.

Sipas tyre, ajo qė ka ndikuar nė rritjen me 5 lekė ėshtė rritja e ēmimit tė naftės nė bursa. Nga 30 dollarė pėr fuēi qė ishte mė parė, tani njė fuēi nafte nė tregjet ndėrkombėtare kushton afro 50 dollarė.

Tjetėr faktor sipas tyre ėshtė shtrenjtimi i dollarit.

Ndėrsa shkak kryesor mbetet tarifa e riliēencimit tė karburanteve, e cila kėtė vit ėshtė rritur nga qeveria dhe ka nisur tė mblidhet. Nga 1 milion lekė qė ishte njė vit mė parė, kjo tarifė pėr Bashkinė e Tiranės, tani ėshtė 5 milion lekė.

Ndėrsa pėr rrethet, nga 200 mijė lekė, tarifa riliēencimit pėr karburantet ėshtė bėrė 2 milionė lekė. Shoqata e hidrokarbureve ka bėrė kėrkesėn pėr pezullim dhe shfuqizim tė kėsaj tarife, me argumentin se i ēon nė faliment kėto biznese. Duke qenė se kjo gjykatė nuk mori vendim pėr pezullim, grosistėt thonė se ishin tė detyruar qė tė shtrenjtonin naftėn.

Nė ēmimin qė formon sot njė litėr naftė, sipas grosistėve, afro 110 lekė zėnė taksat, ndėrsa pjesa tjetėr janė kosto e blerjes sė naftės, transporti, fitimet dhe shpenzimet pėr paga punonjėsish.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!