Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Mbrojti ISIS-in e Bin Ladenin para nxënësve, arrestohet në Shkoder mesuesja

Mësuesja e Medresesë që shokoi nxënësit me deklarata e saj për ISIS dhe Bin Ladenin është arrestuar nga forcat e Antiterrorit.

Emine Alushi u prangos mbrëmë dhe është nisur drejt Tiranës, pasi çështjen e saj e kanë në dorë Krimet e Rënda.

Mësusja në Shkodër ishte regjistruar nga një nxënëse teksa ajo e pyet për ISIS-in dhe përgjigja e saj ishte shokuese.

Ajo i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste.

Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë. Për më tepër ndiqni videon.

NJOFTIMI I POLICISE

Drejtoria e Antiterrorit në Policine e Shtetit

Policia e Shtetit ka arrestuar ish-mësuesen e Medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” për nxitje të urrejtjes.

Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur në emisionin “Stop”. Në vijim janë kryer veprimet e tjera proceduriale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundraligjshme.

Në përfundim të procedurave, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Emine Alushi, 39 vjeç, banuese në Shkodër, me profesion mesuese e teologjisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punen për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Përditësuar me 19 Jan 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin