Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Viti 2016, më i nxehti në histori
Publikuar me 20 Kor 2016

Viti 2016, më i nxehti në histori

Gjashtë muajt e parë të vitit 2016 ishin më të nxehtët e regjistruar ndonjëherë, njoftoi NASA të martën, ndërsa shtresa arktike e akullit tani mbulon 40% më pak të sipërfaqes së tokës krahasuar me 30 vite më parë.

Temperatura globale ishte 1.3 gradë Celsius më e lartë se mesatarja në periudhën Janar-Qershor të këtij viti, në raport me atë të fundit të shekullit të XIX. Në total, - thotë “CNN” duke cituar administratën kombëtare oqeanike dhe atmosferike të SHBA-ve, - planeti ka pasur për 14 muaj rresht temperaturat më të larta të matura ndonjëherë, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1880.

Australia, Mbretëria e Bashkuar, Hong Kongu dhe Spanja janë ndër vendet e marra si shembull për termometrin që shënon më shumë se një gradë mbi mesataren. 6-mujorin më të ngrohtë ndonjëherë ka pasur edhe Zelanda e Re.

Sa për shtresën e akullit në det, ajo është tkurrur më shpejt se normalja në 5 prej 6 muajve të fundit të 2016-s. “Ka qenë vit i nxehtë përgjithësisht, por temperaturat e shënuara në Arktik këtë gjashtëmujor janë vërtet ekstreme”, thotë shkencëtari i NASA-s, Walt Meier.

Sipas tij, faji nuk rëndon i gjithë mbi sistemin e krijuar nga “El Nino” në vitin 2015. Për këtë situatë, mjaft ekspertë fajësojnë rritjen e përqëndrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, i cili vjen pjesërisht nga djegia e karburanteve fosile e që këto dekadat e fundit ka kapërcyer kufijtë historikë.


893
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI