Llogaria ime
AOL Portal
Revista

Njoftimi i rëndësishëm për aplikantët për vizë në SHBA
Publikuar me 19 Jan 2017

Njoftimi i rëndësishëm për aplikantët për vizë në SHBA

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur nga Ambasada Amerikane gjatë kësaj të enjte për të gjithë ata që ëndërrojnë të shkojnë në SHBA.

Në kundërpeshë të deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që deklaroi pak ditë më parë se do të shtrengojë masat për të udhëtuar në SHBA, administrata Obama në ikje ka vendosur të bëjë të kundërtën.

Në këtë kuadër, Ambasada Amerikane ka njoftuar ditën e enjte se nuk ka nevojë më për dokumentacione shtesë për vizat turistike.

Kështu, në një postim në “Facebook”, ambasada njofton se për intervistën duhen vetëm pasaporta dhe konfirmimi DS-160.

Statusi i Ambasades Amerikane:

“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!”


809
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI