Llogaria ime
AOL Portal
Revista

Revista “Time” zgjedh Donald Trump si njeriun e vitit
Publikuar me 07 Dhj 2016

Revista “Time” zgjedh Donald Trump si njeriun e vitit

Revista “Time” ka shpallur presidentin e zgjedhur Donald Trump si “personin e vitit” për 2016-n.

Lista e kandidatëve për këtë çmim është bërë publike vetëm gjatë së hënës në shfaqjen “Today”.

Manjati Trump merrr titullin si Personazhi i Vitit nga prestigjiozja “Time” pas fitores në garën me Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Trump i tha NBC-së menjëherë pas shpalljes si Personazhi i Vitit se ishte një “nder i madh”, dhe se ky titull “do të thotë shumë për mua”.

Në këtë listë ishin përfshirë edhe 11 kandidatë të tjerë, përfshi këtu ish-kandidaten demokrate Hillary Clinton; gjimnastin rekordmend gjatë Olimpiadës së Rios, Simone Biles; yllin e muzikës Beyonce; themeluesin e “Facebook”, Mark Zuckerberg; si dhe presidentin rus Vladimir Putin.

“Time” shpalli kryeministrin indian, Narenda Modi, si fitues të sondazhit të lexuesve për vitin 2016. Ai fitoi një sondazh të tillë edhe dy vite më parë.

Vitin e kaluar, fituese e çmimit ishte Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ndër fituesit e tjerë në vite kanë qenë edhe Papa Françesku, Presidenti Barack Obama, Rudy Giuliani, Adolf Hitleri dhe “The Computer”.

Përzgjedhja e përvitshme vendoset nga kryeredaktorët e revistës “Time” dhe zakonisht rezulton një person, një grup, një ide apo një objekt, që ka pasur ndikimin më të madh në lajmet e vitit.

Tradita ka nisur në vitin 1927 me përzgjedhjen e aviatorit të famshëm Charles Lindbergh.

“Është e vështirë të mohosh ndikimin e jashtëzakonshëm të Trumpit në lajmet e vitit 2016, për mirë apo për keq”, thuhet në argumentimin e kësaj përzgjedhjeje.

Nancy Gibbs, kryeredaktorja e revistës “Time” shpjegon arsyet e përzgjedhjes së Trump. “Vendi kaloi një fushatë elektorale të ndarë, më shumë se në çdo zgjedhje të tjera që kemi kaluar. Shumë njerëz thonë që zgjedhja e personit të vitit është një nder, dhe ndër vite kemi parë njerëz që kanë ndikuar. E di që shumë njerëz nuk do të jenë dakord, por është një surprizë ajo që ndodhi në 2016-n”, thotë Gibbs.


770
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI