Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Shkarkohet imami i medresese, myslymanët përfshihen në polemika
Publikuar me 14 Mar 2012

Shkarkohet imami i medresese, myslymanët përfshihen në polemika

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfshirë në një debat pas shkarkimit të Lulzim Plloçit, imami i Xhamisë së Medresesë në Tiranë dhe predikuesit të saj, Ferid Piku.Lëvizja shihet si pjesë e një sulmi nga lidershipi i Komunitetit Mysliman, i cili favorizon një degë turke të Islamit përkundrejt klerikëve të edukuar në vendet arabe.
Duke reaguar pas shkarkimit të dy drejtuesve fetarë, mbështetësit e tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin duke diskutuar në rrjetet sociale.Largimin e tyre e ka dënuar edhe Lidhja e Imamëve Shqiptarë, një grup i shkëputur nga Komuniteti Mysliman, i cili favorizon më shumë degën arabe të Islamit.Komuniteti Mysliman Shqiptar u themelua në vitin 1991 pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, vend ku ishte ndaluar për 34 vjet besimi fetar, duke u shpallur si vendi i parë ateist në botë.
Ndarja mes dy grupeve nisi pas sulmeve të 11 Shtatorit kur qeveria u detyrua të shqyrtojë sfondin e organizatave bamirëse islamike të huaja, që operonin në vend.Islami turk konsiderohet si kulturalisht më afër me myslimanët e Shqipërisë dhe është më pak vulnerabil ndaj interpretimeve radikale fetare.


780
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI