Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Droga, gjuetia e madhe në Europën e Escobarit të Ballkanit
Publikuar me 16 Maj 2016

Droga, gjuetia e madhe në Europën e Escobarit të Ballkanit

“Droga, gjuetia e madhe në Europë e Escobarit të Ballkanit”

Me ketë titull e përditshmja italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull të gjerë sot skandalit të drogës që ka shpërthyer në vendin tonë, por që duket se po u bën më përshtypje të huajve se sa shqiptarëve, të cilët janë mësuar apo përpiqen t’i minimizojnë skandale të tilla, kushedi përse…

Gazeta italiane e quan Klemend Balilin “Eskobari i Ballkanit”, jep të dhëna për praninë e tij të shpeshtë në Milano, ku takohej me trafikantë dhe shpërndarës shqiptarë droge dhe më pas bën një pohim: Balili është një funksionar dhe një i besuar i qeverisë shqiptare.

Të huajve nuk iu intereson nëse është i PS-së apo i LSI-së, atyre iu bën përshtypje thjesht që një person i veshur me pusghtet nga Shqipëria është kryetrafikant droge.

Corriere thekson faktin se tashmë ky kryetrafikant eshtë zhdukur sa hap e mbyll sytë dhe hedh dyshimet se mund të gjendet në Greqi.

“Escobar i Ballkanit”
Kelmend Balili është një menaxher i shtetit, një njeri i besuar i qeverisë shqiptare. Shtatë ton marihuanë të destinuara për Milanon u sekuestruan në Greqi.

Trafikantët preferojnë kryeqytetin e Lombardisë si qëllim përfundimtar, sepse çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram”- shkruan gazeta italiane.

Ngarkesa e fundit e kapur me një gomone ne Greqi, (768.5 kilogramë marijuanë) kishte për qëllim Salenton, ashtu si shumica e drogës që kalojnë Adriatikun dhe përfundon në bregdetin italian.

Trafikantët preferojnë Milanon si vend definitiv sepse këtu çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram. Në krye të organizatës është ai i quajturi “Escobar i Ballkanit”, tashme ne kerkim ne gjysmen e Europes.

Vizitat ne Milano 
Balili sipas burimeve te inteligjences është parë vitet e fundit në Milano në takime zyrtare dhe prestigjioze, si “pasojë” e profesionit të tij, si edhe për “bisedime joformale” me bashkatdhetarët që lëvizin në mes të Milanos dhe provincës.

Familjet shqiptare të drogës, thotë një zyrtar i policisë, janë shumë aktive në zonën e Abbiategrasso. Ata nuk kanë një kontroll të plotë territorial, por janë të vendosur mirë. Ata lëvizin përreth dhe kanë një ‘rrjet’ efikas. Klani shqiptar është shumë aktiv edhe ne zonën e Paveses.

Nga hetimet ka rezultuar se Balili gjatë vizitave në Milano bënte ndalesa në Galleria, në dyqanet e Corso Vercelli dhe lëvizte mes Porta Venezia dhe Piazza della Repubblica.

Që diçka nuk shkon mirë me drejtësinë shqiptare ky është fakt i njohur, kriminelët e kerkuar fitonin kohë dhe arrinin të arratiseshin pas shpalljes në kërkim.

I konsideruar nga shumë njerëz si “Kolumbia e Evropës” për prodhimin e drogës dhe familjet që bëjnë miliona me drogë, Shqipëria bën një luftë të ashpër ndërmjet shërbimeve sekrete dhe qeverisë.

Të parët akuzojnë këtë të fundit për autorizimin e përgjimeve të paligjshme, në sajë të instrumenteve të prodhuara nga një kompani italiane, qe kalon permes kanalit diplomatik italian ne veçanti nga Anna Poggi, qe koordinote punën mes forcave të interpolit.

Njeri i besuar
Kelmend (Klement) Balili është një menaxher i shtetit, një njeri i besueshem i qeverisë shqiptare e cila përsëri ra në telashet e mëdha të drogës.

Kjo ndodh kur ende nuk ka marrë zgjidhje ceshtja e bujshme e Dritan Zaganit, ish oficer i antidroges, polici që me hetimet e tij kishte arritur te zbulonte lidhjet e trafikanteve me lidhje me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe u vu ne akuze e pastaj u detyrua te arratisej nga frika-thuhet nder te tjera ne gazeten italiane.

Histori me Eskobarë dhe Kolumbi e Evropës, këtë damkë, nuk ka diplomaci dhe fqinjësi të mirë që e heq, përveç bërjes urgjente të reformës në drejtësi, që do t’iu japë fund Eskobarëve të dukshëm dhe atyre më të rrezikshëm që qëndrojnë pas tyre.


934
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI