Tv Klan, starton emisioni “Stop”
Tv Klan, starton emisioni “Stop”
Publikuar me: 04 Jan 2016

Starton sonte në mbrëmje në Televizionin Klan emisioni investigativ “Stop”. Autorët dhe moderatorët premtojnë skup që në puntatën e parë.

Vecc fenomeneve shqetësuese të prezantuara me sarkazëm, Sajmir Kodra dhe Gentjan Zenelaj thonë se investigimet dhe kamerat e fshehta do të jenë pjesë e programit, në emër të së vërtetës dhe interesit të publikut.

Pas kuintave ka kohë që punohet dhe ccdo gjë duket gati për të thënë “mirëmbrëma”-n e parë.

Me studion, ndriccimin, materialet janë bërë dhe provat e fundit, por djemtë e “Stop-it” duken tejet të rezervuar për t’i bërë publike detajet.

Gjithccka do të zbulohet në orën 20:05 minuta. Në studion gjigande në krah të Sajmirit dhe Gentit do të jenë dhe dy bukuroshe, për t’i dhënë freski programit, por edhe me to publiku do të prezantohet vetëm në mbrëmje.

Ndaj “Stop” ccdo gjëje tjetër. Në orën 20:05 nis programi më i ri në Tv Klan.

Burimi: tvklan.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1323 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI