Trafikanti njofton policinë: Jam i lirë, ndaluat një njeri pa faj
Trafikanti njofton policinë: Jam i lirë, ndaluat një njeri pa faj
Publikuar me: 23 Nen 2016

Një mesazh në facebook i një trafikanti të qenieve njerëzore i publikuar nga ''The Guardian'' ka nxierr bllof policinë britanike.

Pak ditë më parë policia britanike tha se kishte ndihmuar në arrestimin dhe ekstradimin në Itali të një trafikanti qeniesh njerëzore.

Por për çudinë e të gjithëve ishte vetë trafikanti që deklaroi këtë javë se është i lirë dhe se në vendin e tij u ndal dhe u ekstradua një i pafajshëm.

Sipas mesazhit privat në Facebook, të lexuara nga “The Guardian”, trafikanti Medhanie Yehdego Mered thotë se personi që po gjykohet në Sicili, është thjesht viktimë e identitetit të gabuar.

Mesazhi i trafikantit të njohur me nofkën “Gjenerali”, thjesht shton provat se ai që po gjykohet nuk është 35-vjeçari Mered, por një 29-vjeçar nga Eritrea që quhet Medhanie Tesfamariam Berhe.

Ky u fundit u dërgua në Itali me bujë të madhe, ndërsa autoritetet britanike, sudaneze dhe italiane mburreshin me këtë super arritje.

Por të dhënat e radhës tregojnë se ato janë gabuar rëndë. “Ata kanë gabuar me emrin e tij, por te gjithë e dinë që nuk është trafikant njerëzish. Shpresoj të lirohet, sepse ai nuk ka bërë asgjë”, shkruan “Gjenerali” në mesazhin e tij në Facebook.

“The Guardian” shkruan se ka prova të ndryshme që faqja e Facebook i përket vërtetë trafikantit Mered, ku ajo më bindëse është numri i telefonit që sipas dokumenteve të autoriteteve italiane është i tij.

Por pavarësisht kësaj, një i pafajshëm duket se është në burg dhe ekspertët thonë se pas bujës së madhe që i dhanë operacionit, autoritetet e tre vendeve të përfshira duket se nuk po gjejnë mënyrën si të shpëtojnë nga ky gabim i sikletshëm pa u marrë vesh.

Burimi: Top-channel. Tv Editor: Redaksia Online Lexuar 1150 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI