Të gjitha teoritë e ndarjes mes Brad Pitt dhe Angeline Jollie
Të gjitha teoritë e ndarjes mes Brad Pitt dhe Angeline Jollie
Publikuar me: 25 Sht 2016

Ndarja mes aktorëve Hollivudianë, Angeline Jollie dhe Brad Pitt, është cilësuar nga të gjitha mediat botërore si ''divorci i shekullit''.

Nisur edhe nga fama dy personazheve, thashethemet për arsyen e ndarjes së tyre kanë qenë të shumta.

E para e thënë dhe nga vetë aktorja në momentin e deklarimit të ndarjes është ''për shëndetin e familjes''.

Jo zyrtarisht u tha se kohët e fundit Pitt ishte treguar shume agresiv me fëmijët e tij, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak aktores.

Sipas këtyre zërave, vetëm pak ditë para ndarjes Brad u ishte hakërryer familjes së tij teksa udhëtonin me avionin e tyre privat.

Arsyeja e dytë e bërë publike nga media është xhelozia e aktores Jollie ndaj bashkëshortit të saj.

Një fotografi e Brad Pitt me Selena Gomez, që ka qarkulluar kohë më parë nëpër media dhe rrjetet sociale, duket se ka filluar përçarjen sipas këtyre zërave mes aktores dhe bashkëshortit të saj.

Selena dhe Brad janë takuar pas ‘Golden Globes’ ndërsa këngëtarja 24-vjeçare e ka postuar foton në Instagram, gjë që ka bërë që Angelina të nervozohet shumë.

“Angelina ka dëgjuar nga miqë e saj të pranishëm se Gomez e Pitt ishin shumë të afërt dhe gjatë gjithë kohës duke flirtuar”, ka treguar një burim.

Selena është lavdëruar që ka takuar aktorin 52-vjeçar, e madje ka shprehur dëshirën të bashkëpunojë sërish me të, ndërsa Angelina ia ka ndaluar këtë.

Brad dhe Selena kanë luajtur bashkë në filmin ‘The Big Short’.

Mbas këtyre hamendësimeve, një motiv tjetër po merr jetë kohët e fundit.

Sipas kësaj teorie, Angelina Jolie kërkonte që të zhvendosej në Britani dhe të ndiqte ambiciet e saj politike, mirëpo Brad Pitt kërkonte të qëndronte në SHBA.

Kjo mendohet se është arsyeja se përse çifti është duke u ndarë. Këtë e pohon, Ian Halperin, personi që paralajmëroi edhe divorcin mes çiftit.

Sipas tij, Jolie kërkonte një jetë si Ledi Diana, të pasur me aktivitet politik dhe me eventet e saj të bamirësisë, gjë që pengohej nga Brad Pitt.

Sido që të jetë e vërteta e ndarjes mes tyre, duket se Jolie e kishte planifikuar këtë gjë më parë.

Mësohet se Jolie ka marrë me qira një shtëpi në Malibu.

Sic mund të shihet në fotot e publikuara nga Dailymail, kjo është “strofkulla” luksoze ku Angelina do të transferohët kohët e fundit bashkë me fëmijët e saj.

Mësohet se aktorja 41 vjecare do të paguajë 95 mijë dollarë cdo muaj për banesën, të cilën e kishte marrë 3 javë para se të paraqiste kërkesën për divorc nga burri i saj në gjykatën e Los Angeles.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 628 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI