Reportazhi i RAI-t: Ja si trafikantët shqiptarë i shesin armë ISIS-it
Reportazhi i RAI-t: Ja si trafikantët shqiptarë i shesin armë ISIS-it
Publikuar me: 14 Jan 2016

Televizioni shteteror italian RAI ka realizuar një reportazh në Shkodër duke zbuluar kështu rrugën e trafikut të armëve nga Shqipëria, të cilat bien në duart e xhihadistëve të ISIS.

Reportazhi i cili titullohet:''Shqiperia, porta e xhihadit'', nis me gazetarin italian i cili kalon Liqenin e Shkodrës me varkë për të takuar trafikantët, të cilët mbeten anonim.

Ai madje ka filmuar të gjithë rrugën që përshkojnë armët deri sa bien në duart e xhihadistëve të ISIS, të cilët tentojnë të kryejnë sulme terroriste në Europë.

“Varka del nga hiçi. E shohim mes degëve të barishteve, ndërsa i afrohet bregut të liqenit, që shënjon kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në bord ka dy njerëz dhe dy ngarkesa me kallashnikovë, granata dhe pistoleta. Më këto armë janë furnizuar xhihadistët që gjakosën Parisin më 13 nëntor”, thotë gazetari italian, i cili flet me një nga trafikantët shqiptarë.

TRANSKRIPTI
Me te kerkuarit jane AK-47 dhe pistoletat e vjetra sovjetike. Armet e ish-Jugosllavise. Nje nga trafikantet mbush kallashnikovin dhe qellon perpara nesh.m Arma duket pak e vjeter, por funksionon. E pyesim nese mund ta blejme.

Sa e shisni?
Kallashnikovet arrijne deri ne 400-450 euro. Granatat 60-70 euro.  Armet ngarkohen ne peshkarexha ne Durres dhe ne Vlore per te perfunduar sipas sherbimeve sekrete ne duar te Mafias, grupet e se ciles i cojne te terroristet.

Kush i blen keto arme?
I blejne ata qe u sherbejne, kush mund t’i perdore..

Ne Europe vetem, apo edhe jashte Europes…
Shkojne ne Europe, megjithate nese hyjne ne Europe, mund te hyjne kudo.

Edhe ne Itali?
Italia eshte pjese e Europes.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 581 here

Tags: trafiku / isis

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI