Pas 70 vitesh, Facebook si një varrezë  e madhe virtuale
Pas 70 vitesh, Facebook si një varrezë e madhe virtuale
Publikuar me: 08 Mar 2016

Tashme pjeserisht rrjeti me i madh social ne bote, Facebook, eshte nje varreze dhe me shume gjasa (nese nuk merren masa) brenda disa dekadave do te jete jo vetem kjo por edhe varreza me e madhe virtuale ne bote.

E gjithe kjo pasi aktualisht Facebook nuk ka nje funksion per fshirjen automatike te profileve ne rast vdekjeje ne jeten reale. E vetmja menyre per te fshire profilin eshte posedimi i fjalekalimit te profilit ose senjalimi i profilit por qe kerkon shume kohe per verifikim.
Nje menyre per te fshire profilin automatikisht eshte nese personi ne fjale nuk ben asnje veprim (ne facebook: ngarkim foto, Pelqim, Shperndarje etj.) ne nje hark kohore te caktuar (psh nje vit). Nje teknike e tille eshte aplikuar nga sherbimet email (si Yahoo mail, Hotmail etj.) ku nese nuk kontrolloje brenda nje viti posten, llogaria mbyllej (fshihej) automatikisht.

Duke qendruar tek Facebook, ku nje shoqeri qe merret me statistika ka deklaruar se rreth 970 mije persona te regjistruar ne kete rrjet do te vdesin kete vit. Kjo e bazuar ne statistikat e vitit 2010 ku 385.968 persona "banore te Facebook" kane vdekur dhe 580 mije persona kane vdekur ne 2012-n.

Ka shume pakenaqesi nga perdoruesit per sa i perket administrimit te profileve "te vdekura" nga ana e Facebook. Ka pasur raste kur profili i te vdekurit ka postuar lajme me permbajtje te ndryshme pasi ai ka qene i regjistruar ne nje burim lajmesh. Apo Facebook ka kujtuar ditelindjen e tij ndonese ai nuk jetonte më.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 691 here

Tags: facebook

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI