Pamplona, nis vrapimi i çmendur me demat (foto)
Pamplona, nis vrapimi i çmendur me demat (foto)
Publikuar me: 08 Kor 2016

Në Pamplona të Spanjës, qytetin e lindjes së shkrimtarit të famshëm Ernest Heminguej, ka nisur festivali 9 ditor i vrapimit me dema, i cili organizohet çdo vere që prej vitit 1910.

Pamje të tmerrshme janë publikuar që në ditën e parë nga kaosi në rrugët e Pamplonas, ku disa persona kanë mbetur të plagosur teksa janë goditur nga demat.

Ndërkohë, një toreador vetëm 19-vjeçar, në një dyluftim me një dem është goditur keqazi në organet gjenitale, por megjithatë ka vazhduar “luftën” deri në fund, duke e vënë për tokë demin.

Kryqi i Kuq njoftoi menjëherë se 6 persona kanë mbetur të plagosur në ditën e parë të festivalit pasi janë goditur nga demat.

Fama e kësaj loje është rritur ndër vite dhe falë ''birit'' të famshëm të qytetit të Pamplonas, shkrimtarit Heminguej, i cili ishte mjaft i apasionuar pas ketij sporti.

Kur Ernest Heminguej provoi për herë të parë vrapimin me dema, ai ra në dashuri me këtë festival të përvitshëm, për të cilin shkroi dhe ibrin e tij “Dhe dielli lind përsëri”, duke i dhënë famë botërore traditës që vazhdon ende sot e kësaj dite.

Ndërsa që prej vitit 1910 të paktën 16 persona kanë humbur jetën.

Historia: Si lindi vrapimi me demat?
Vrapimi me demat është një praktikë që përfshin vrapimin përpara një grupi të vogël demash të cilët lihen të lirë në një rrugë të caktuar të qytetit. Më i njohuri prej tyre është festivali 8-ditor i Sanferminos që mbahet për nder të Shën Ferminit në Pamplona. F

Festivale të ngjashme mbahen në Spanjë, Portugali, Meksikë, Peru, Nevada dhe Francë.

Origjina e praktikës ka ardhur prej nevojës së transportimit të demave nga vathët ku kalonin natën në arenën e demave ku do të vriteshin gjatë natës. Të rinjtë i dilnin përpara për të treguar guximin e tyre. Në Pamplona dhe në vende të tjera, gjashtë demat që vrapojnë, janë ata që do të zhvillojnë ndeshjen me dema në pasditen e së njëjtës ditë.

Tradita spanjolle tregon se origjina e vërtetë e vrapimit filloi në verilindje të Spanjës gjatë shekullit 14. Teksa demat transportoheshin për t’u shitur në treg, burrat përpiqeshin ta përshpejtonin procesin, duke i nxitur me taktika të frikës dhe ekzaltimit.

Pas vite praktikë, transportimi dhe nxitja u bënë një garë, teksa të rinjtë vraponin përpara demave dhe arrinin në vathët e tyre shëndoshë e mirë më shpejt se ata. Kur popullariteti i kësaj praktike u rrit dhe u përhap në qytete të shumta të Spanjës, tradita u krijua dhe vazhdon ende sot e kësaj dite.

Përpara se të nisë vrapimi, një numër i madh barrikadash druri vendosen përgjatë rrugës për të shënjuar drejtimin dhe për të mbrojtur pjesëmarrësit.

Vrapimi me dema i Pamplonas
Vrapimi me dema i Pamplonas, praktika më e njohur në Spanjë, është transmetuar live nga televizioni publik spanjoll për mbi 30 vjet. Eventi zgjat tetë ditë nga data 6 deri më 14 korrik të çdo viti. Vrapimi i parë i demave fillon më datë 7, në orën 8:00 të mëngjesit. Mes rregullave të vendosura për pjesëmarrje, duhet që pjesëmarrësit të kenë mbushur 18 vjeç, të vrapojnë në të njëjtin drejtim me demat dhe të mos i ngacmojnë ata. Po ashtu, nuk duhet të jenë të dehur.

Në fillim këndohet tri herë një himn në gjuhën spanjolle dhe baske. Ai konsiston në: “I kërkojmë Shën Ferminit, si padron i yni, të na udhëheqë në vrapimin me dema dhe të na japë bekimin e tij”. Vargu përmbyllës është “Rroftë Shën Fermini!”.

Shumica e vrapuesve vishen me veshjen tradicionale të festivalit që është një këmishë dhe një palë pantallona të bardha dhe një shall i kuq i lidhur në qafë e brez. Disa prej tyre mbajnë një gazetë për të larguar vëmendjen e demave nëse është e nevojshme.

Burimi: top-channel.tv Editor: Redaksia Online Lexuar 974 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI