Noizy: Tuna? Ka qenë thjesht një “fuck and go”
Noizy: Tuna? Ka qenë thjesht një “fuck and go”
Publikuar me: 01 Pri 2016

I ftuai i radhës në Zonë e Lirë të Arjan Çanit, këtë te premte ishte Noizy, i cili ka promovuar albumin e ri. 

Gjatë intervistës, këngëtari ka treguar rreth jetës së tij të jetuar në Sukth. 

Ndoshta askush më parë nga fansat e tij nuk e dinte se këngëtari i tyre i preferuar ka jetuar në një qytezë shumë afër Durrësit. 

Noizy tregon përgjatë kësaj interviste për jetën e tij familjare dhe prejardhjen. Ai tha se nënën e ka me orgjinë nga Kruaja, ndërsa babai është nga Dibra.

Intervista më pas ka kapërcyer në fëmijërine e hershme të Noizyt kur ishte vetëm 11 vjeç, dhe në atë kohë, ai po jetonte në vitin e mbrapshtë të ’97-ës. 

Vit që Noizy u largua bashkë me familjen e tij në Angli. Këngëtari tregoi edhe për emrin e artit ku, sipas tij, profesori një ditë mësimi e thirri, thjesht: Noizy! E gjitha kjo vetëm për shkak të zhurmes qe bente ne oren e mesimit. 

Gjithashtu Noizy konfrmon se nuk mund të ktheht në Londër pasi ka qenë i kërkuar, e ndërkohë takimet me vajzën, Lendrën, i bën në vende të ndryshme të botës. 

I pyetur nga gazetari Arian Çani mbi shumë thashetheme që qarkullojnë për lidhjet që ka pasur me këngëtare të ndryshme, Noizy ka folur për historinë e tij me Tunën.

Noizy i cilësoi si thjeshtë thashetheme fjalët për lidhje me Encën apo dhe Çiljetën. Kurse për Tunën tha se kishte pasur një lidhje të shkurtër.

“Tuna? Kam pas disa gjëra kështu… po asgjë serioze”, tha këngëtari.

I ngacmuar nga Çani se çdo me thënë “me disa gjëra kështu” nëse kjo është e ekuivalente me “fuck and go”, që e përkthyer shqip do të thotë thjesht “një pallim dhe ik”…tha Noizy duke pohuar me kokë.

Noyzi me pas tregoi se i ka thënë Ermal Mamaqit që të mos pyetet për këtë pjesë sepse kjo do shkaktonte probleme. 

“Më pas, mora vesh se ato dyja ishin ndarë” – u shpreh ai duke aluduar për Tunën dhe Cozman. 

“Të dyja më duken si goca” – përfundoi ai duke mos ia përmendur emrin reperit nga Kosova.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1456 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI