Messenger nuk do të funksionojë në këto sisteme smartfonësh
Messenger nuk do të funksionojë në këto sisteme smartfonësh
Publikuar me: 02 Pri 2017

Aplikacioni shumë popullor i Facebook, të cilin të gjithë e përdorim për të shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin do dalë jashtë përdorimit në disa telefona celularë që kanë si sistem operimi Microsoft Windows.

Ky shërbim që ofron Messenger, nuk do funksionojë në ata smartphone që përdorin sistemin 8.1 të Windows ose versione më të hershme të tij.

Sipas një vlerësimi të bërë 76% e përdoruesve e përdorin këtë sistem operimi dhe nuk do të jenë në gjendje ta përdorin më aplikacionin e njohur në telefonat e tyre.

Facebook Messenger është aplikacioni më i fundit që i shtohet listës së aplikacioneve që kanë “braktisur: sistemin e operimit Windows pasi ai nuk ka mundur të jetë konkurrencë për pajisjet e Samsung apo Apple për vite të tëra.

Përdoruesit e Messenger u njoftuan për ndryshimin e fundit nëpërmjet një emaili nga Facebook.

“Faleminderit që zgjodhët të përdorni Messenger. Na vjen keq t’ju informojmë se aplikacioni që ju përdorni nuk është më i vlefshëm dhe nuk mund të dërgoni apo të merrni mesazhe.

Për të dërguar dhe për të marrë mesazhe në vazhdim nga Facebook në telefonin tuaj, instaloni versionin më të fundit të Facebook”, shkruhej në email.

Në listën e telefonave të “prekur” nga ndryshimi përfshihen Microsoft Lumia 640, 640 XL dhe Lumia 535.

Windows 8.1 vazhdon të jetë versioni më popullor i sistemit dhe kjo lëvizje erdhi menjëherë pasi Skype bëri tërheqjen e tij nga sistemet e vjetra operuese të Windows.

Burimi: tvklan.al Editor: Redaksia Online Lexuar 679 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI