Julian Deda dhe Alban Bozgo përplasen në Pub
Julian Deda dhe Alban Bozgo përplasen në Pub
Publikuar me: 04 Tet 2016

Julian Deda dhe Albano Bogdo janë zënë keq në një lokal në Tiranë.

Ky lajm bëhet me dije nga Syri.net, në të cilin shkruhet se dy aktorët janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në një nga baret kyresore në Tiranë.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje të paprecedentë, por burimet thonë se dy aktorët kanë lëshuar edhe fjalët e fundit kundrejt njëri-tjetrit në një përplasje që ndoshta mund të kishte degjeneruar edhe në konflikt fizik.

Syri.net tentoi të kontaktojë me dy aktorët. Ndërsa Albano Bogdo nuk i është përgjigjur thirrjes, Julian Deda është shprehur se nuk dëshironte të komentonte mbi një fakt të tillë.

Por ai nuk ka mohuar aty për aty incidentin, duke lënë të kuptohet se dyshja e kryesore e humorit Apartamenti2XL është në krizë raporti.

Përplasja ka ndodhur për parapërgatitjet e show-ut dhe disa xhirime që janë bërë më herët, por konkretisht pritet që në ditët në vazhdim të hidhet më shumë dritë sa i takon kësaj përplasjes të paprecedentë.

Reagimi
Mirëpo ditën e sotme në lidhje me sherrin që u tha në një lokal të Tiranës, ka reaguar Julian Deda.

“Duke vënë re interesimin pas një lajmi të dalë dje në media, më duhet te sqaroj, se jo çdo sherr duhet interpretohet si lufte. Aq me tepër kur bëhet fjalë për një debat profesional, që besoj se është normale për profesionistet që punojnë gjithë ditën bashkë. Pra, asgjë për tu shqetësuar. Shfaqja vazhdon, në orën 21:00 ka Apartament 2xL..! Faleminderit”, shkruan Julian Deda në profilin e tij në Facebook.

Burimi: Oranews.tv Editor: Redaksia Online Lexuar 1001 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI