Humoristike / Njeriu që qesh në gjumë (video)
Humoristike / Njeriu që qesh në gjumë (video)
Publikuar me: 16 Mar 2016

Ka njerëz që nuk shohin ëndrra, ka nga ata që shohin makthe, por ka edhe nga ata që i shohin plot humor. 

I tillë është dhe rasti i një amerikani, qe Bashkëshortja e tij e ka kapur “mat” teksa gajasej në gjumin e thellë.

Pa u menduar dy herë, ajo ka vendosur të filmojë videon dhe më pas t’ua dorëzojë atë “ekspertëve” të “America’s Funniest Home Videos”, një spektakël jetëgjatë humoristik në Shtetet e Bashkuara.

Programi në fjalë ka hedhur në ditët e fundit të shkurtit videon në rrjetet sociale, ku kanë vërshuar me milionë klikime dhe komente.

Momenti që ''ëndërrimtari'' gajaset në gjumë është aq qesharak, sa është e vështirë që dhe ju t'i shpëtoni një të qeshure.

Burimi: Editor: Redaksia Online Lexuar 2227 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI