''Goli vdekjeprurës'' Aaron Ramsey shënon viktimën e radhës
''Goli vdekjeprurës'' Aaron Ramsey shënon viktimën e radhës
Publikuar me: 06 Mar 2016

Futbollisti i Arsenalit, Aaron Ramsey ka shënuar golin e radhës këtë të shtune ne derbin ndaj Totenham, dhe po ashtu, një tjetër VIP ka ndërruar jetë. 

Këtë herë bëhet fjalë për bashkëshorten e Ronald Reagan, ish zonjën e parë të SHBA-së, Nancy Davis Reagan, e cila është ndarë sot nga jeta.

Sa herë që futbollisti shënon gol, një njeri me famë ndërron jetët, dhe mesa duket fatkeqjakëtë herë ka qenë, ish Zonja e parë e SHBA.

Gaddafi, Bin Laden, Stiv Jobs, Houston dhe David Bowie, janë disa nga personazhet publikë, që kanë ndërruar jetë ditën që mesfushori ka shënuar gol në fushën e blertë.

SHBA, ndërron jetë ish-Zonja e Parë
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Bashkëshortja e Presidentit Ronald Reaga, vdiq të dielën në Bel Air të Los Anxhelosit.

Nancy, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencen e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës të titulluar “Just Say No”.

Gjatë viteve të fundit, Nancy nuk ka gëzuar shëndet të mirë, sidomos pas aksidentit në shtëpi në vitin 2012, ku ajo u rrëzua dhe theu tri brinjë. Ndërkohë, që në 2008-n pësoi një aksident të ngjashëm me pasoja të rënda.

Burimi: opinion.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1325 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI