Festivali i filmit në Berlin: Italia shfaq "Virgjëresha e betuar" shqiptare
Festivali i filmit në Berlin: Italia shfaq "Virgjëresha e betuar" shqiptare
Publikuar me: 05 Shk 2015

Me 15 shkurt nis festivali i filmit ne Berlin ne edicionin e 65-e te tij. Edicion i cili duket te jete i kushtuar grave te forta ne situata ekstreme dhe me kurajon e nje burri.

Mbi kete teme, italia prezantohet me filmin "Virgjeresha e betuar", nje film i Laura Bispuri interpretuar nga Alba Rohrwacher.
"Virgjeresha e betuar" eshte historia e nje vajze shqiptare e cila vendos te mbese burrnesha e shtepise. Praktike kjo qe vjen nga pjesa veriore e shqiperise dhe qe shpesh here eshte keqinterpretuar jo vetem nga mediat e huaja por edhe ato shqiptare.

Burrnesha eshte nje femer e cila vendos te marre pamjen e nje burri pasi:
a) ka kaluar nje fare kohe qe nuk eshte martuar dhe konsiderohet e mbetur, pra e destinuar te mos martohet kurre.

b) familja ne te cilen ben pjese ka rene ne gjak (riti i gjakmarrjes), sipas kanunit femrat nuk vriten per gjakmarrje ndaj i mbetet femres te merret me punet shtepise dhe bagetive. Sic eshte kullosja, kositja e cdo gje tjeter qe i perket burrit pasi ky i fundit eshte i ngujuar.

c) femijet mbesin jetim dhe s'ka askush te kujdeset per ta ndaj motra e madhe (zakonisht) i duhet te marre ne dore fatet dhe punet e zotit te shtepise.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 1444 here

Tags: virgjeresha e betuar

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI