''Çudira shqiptare'' Donald Trump qytetar nderi i Kamzës
''Çudira shqiptare'' Donald Trump qytetar nderi i Kamzës
Publikuar me: 23 Nen 2016

Që në shqipëri mund të dëgjosh çudira dhe absurditete çdo ditë, kjo dihet nga të gjithë.

Listës së çudirave që ndodhin rëndomë tek ne, ka vendosur t'i shtohet dhe kryebashkiaku i Kamzës me një 'vendimim' të marrë sëfundmi.

Në morinë e vendimeve të tij kontraverse, Mziu ka vendosur t'i akridetojë Presidentit të sapozgjedhur Amerikan, Donald Trump, titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kamëz.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Edhe pse Trump nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyren dhe nuk është shprehur ndonjëherë zyrtarish për Shqipërinë dhe aq më tepër për Kamzen, Mëziu e ka gjetur sërisht një motivacion.

Siç shihet dhe nga relacioni i paraqitur, Trump ka shërbyer si burim frymëzimi për drejtuesit e Bashkisë së Kamzës.

Gjithsesi nuk dihet ende nëse Trump është në dijeni të këtij vlerësimi dhe nëse ai do pranojë ta tërheqë këtë titull nga dora e kryebashkiakut të Kamzës.

Kamza nën drejtimin e Xhelal Mziut ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave vendase e të huaja për emërtimet e rrugëve të brendshme.

Në Kamëz gjen rëndomë rrugë me emrat “Silvio Berluskoni”, “Nikolas Sarkozi”, “Coca Cola”, “Dubai” apo Berisha etj.

Më poshtë relacioni i paraqitur në Këshillin Bashkiak të Kamzës bashkë me motivacionin e nderimit të Trump.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 1015 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI