Angeline Jolie: Kleopatra, roli im i fundit në botën e aktrimit !
Angeline Jolie: Kleopatra, roli im i fundit në botën e aktrimit !
Publikuar me: 04 Qer 2014

Ajo u vesh në rolin e nënës së Aleksandrit të Madh dhe tashmë Angelina Jolie, është në prag të interpretimit të rolit të perandoreshës së Egjiptit, Kleopatra.

Është ky rol të cilin e ka dëshiruar prej vitesh, ai që mund të jetë roli i saj i fundit si aktore, para se tu dedikohet plotësisht aktiviteteve të saj humanitare dhe punës si regjisore.

Gjatë promovimit të filmit “Maleficent”, ajo konfirmoi se po merr jetë projekti ku ajo do të interpretojë Kleopatrën e Egjiptit.

“Ka shumë ide lidhur me këtë rol, skenari është brilant. Kleopatra është një nga ato personazhe ku unë e ndiej për detyrë që të përkushtohem maksimalisht dhe pas kësaj mendoj se mund të them fjalën ''Fund''.

Është një mënyrë e mirë për tu tërhequr me stil.

Çfarë tjetër mund të bëj pas atij roli ”, është shprehur Jolie në një intervistë të saj, duke shprehur vleresimin dhe entuziazmin për luajtjen e rrolit të një prej femrave më famshme dhe më të bukura të historisë.

Burimi: Editor: Redaksia Online Lexuar 979 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI