8% e pasurisë së botës gjendet në offshore ?
8% e pasurisë së botës gjendet në offshore ?
Publikuar me: 11 Pri 2016

Ndërkohë që mbetet ende për t’u zbuluar shumë nga skandali i “Panama Papers”, revista “Trend” ka botuar së fundi disa të dhëna interesante.

Këto të dhëna tregojnë miliardat nga vende të ndryshme të botës, të fshehura në zonat offshore apo ato që njihen ndryshe si parajsat fiskale.

Në total mendohet se janë plot 7600 miliard dollarë në zonat offshore. Nga këto, 2600 miliardë janë të Evropës, 1300 miliardë janë të Azisë dhe 1200 miliardë janë në Amerikës.

Ndërkohë nga Arabia kanë ardhur 800 miliardë dollarë, nga Amerika Latine 700 miliardë dollarë, ndërsa Rusia 200 miliardë dollarë.

Nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se afro 8% e gjithë pasurisë botërore ndodhet në zonat offshore.

Burimi: lapsi.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1162 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI