Blog
12°Tiranë
Hyr

Blog › Kuriozitete

Shpikja e re kundër rënies së flokëve: krihet bioelektronik që stimulon rritjen e tyre me gati 98% brenda një muaji

Një pajisje inovative në fushën e trikologjisë po tërheq vëmendjen e botës shkencore si një zgjidhje premtuese kundër alopecisë androgjenetike. E pagëzuar me emrin "Detangle" dhe e zhvilluar nga studiuesit…

·

Shpikja e re kundër rënies së flokëve: krihet bioelektronik që stimulon rritjen e tyre me gati 98% brenda një muaji
Një pajisje inovative në fushën e trikologjisë po tërheq vëmendjen e botës shkencore si një zgjidhje premtuese kundër alopecisë androgjenetike. E pagëzuar me emrin “Detangle” dhe e zhvilluar nga studiuesit e Universitetit Beihang në Pekin, kjo teknologji është një krehër bioelektronik që kombinon gjestin e thjeshtë të krehjes me elektrostimulimin e thellë dhe dërgimin e drejtpërdrejtë të substancave aktive në lëkurën e kokës. Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Nature Communications, eksperimentet e para laboratorike kanë treguar një rikthim të qimeve në masën 97.85% brenda vetëm 28 ditësh.
 
Ndryshe nga losionet tradicionale, të cilat shpesh e kanë të vështirë të depërtojnë në shtresat e thella të lëkurës, dhëmbët e këtij krehri janë të pajisur me mikro-elektroda të lartësive të ndryshme që krijojnë një fushë elektrike në kontakt me skalpin. Kjo fushë hap përkohësisht pore mikroskopike në membranat qelizore, duke lejuar që nga rezervuarët e vegjël të integruar në krehër të çlirohen dy përbërës kyç: plazmidi VEGFA, i cili nxit krijimin e enëve të reja të gjakut rreth folikulave, dhe molekula siRNA SRD5A2, e cila bllokon enzimën që shkakton atrofinë dhe rënien e flokut.
 
Megjithëse këto rezultate hapin një kapitull të ri në trajtimin e tullacisë, shkencëtarët theksojnë se pajisja ndodhet ende në fazën paraklinike dhe nuk është hedhur në treg. Deri më tani testet janë kryer vetëm te minjtë dhe nevojiten prova të plota klinike te njerëzit për të vërtetuar sigurinë, dozat e sakta dhe efektivitetin në lëkurën njerëzore.

42 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?