Blog
16°Tiranë
Hyr

Blog › Kuriozitete

Shiste kripë guzhine në vend të kokainës, arrestohet për mashtrim në Napoli

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe qesharake ka ndodhur në qendër të Napolit, në Itali, ku një i ashtuquajtur "shpërndarës droge" ka përfunduar në prangat e policisë, por jo…

·

Shiste kripë guzhine në vend të kokainës, arrestohet për mashtrim në Napoli
Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe qesharake ka ndodhur në qendër të Napolit, në Itali, ku një i ashtuquajtur "shpërndarës droge" ka përfunduar në prangat e policisë, por jo për trafik narkotikësh, por për mashtrim.
Sipas mediave italiane, agjentët e policisë civil po mbanin nen vezhgim jetën e  natës kur pikasën një shkëmbim të dyshimtë. Një burrë 36-vjeçar i shiti një qese me pluhur të bardhë një turisti gjerman, duke i marrë në këmbim 40 euro. 

Karabinierët ndërhynë menjëherë për të bllokuar të dy personat dhe sekuestruan mallin. Kur analizuan pluhurin e bardhë me anë të "narkotestit", doli në dritë e vërteta që askush nuk e priste: brenda qeses nuk kishte asnjë lloj droge, por thjesht kripë e zakonshme kuzhine.
 
Akuza e çuditshme
Meqenëse lënda e shitur nuk ishte ilegale, 36-vjeçari nuk mund të akuzohej për shpërndarje droge. Megjithatë, ai nuk shpëtoi pa gjë. Karabinierët e morën në pyetje dhe e denoncuan penalisht për veprën penale të mashtrimit, pasi kishte gënjyer blerësin duke i shitur një erëz gatimi me çmim luksi. Turisti gjerman mori mbrapsht paratë e tij, por me siguri edhe një mësim të mirë për jetën

75 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?