Blog
14°Tiranë
Hyr

Blog › Kuriozitete

Kopernikus: Tetori i vitit 2026 shënohet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë

Muaji tetor i vitit 2026 ka hyrë në histori globalisht si tetori më i nxehtë i dokumentuar që nga fillimi i matjeve, me një temperaturë mesatare prej 1,75 gradë Celsius…

·

Kopernikus: Tetori i vitit 2026 shënohet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë
Muaji tetor i vitit 2026 ka hyrë në histori globalisht si tetori më i nxehtë i dokumentuar që nga fillimi i matjeve, me një temperaturë mesatare prej 1,75 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial (1850-1900). Të dhënat alarmante janë bërë publike nga Copernicus, shërbimi meteorologjik i Bashkimit Evropian, i cili saktëson se ky është muaji i tretë radhazi që tejkalon pragun kritik prej 1,5 gradësh, duke ndjekur trendin e një vere që rezultoi më e nxehta e të gjitha kohërave.
 
Sipas ekspertëve, tashmë është pothuajse e sigurt se temperatura mesatare globale për të gjithë vitin 2026 do të tejkalojë kufirin e rritjes prej 1,5 gradësh të përcaktuar nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Me një rritje të parashikuar që luhatet mes 1,56 dhe 1,61 gradë Celsius, viti 2026 pritet të bëhet viti i dytë kalendarik, pas vitit 2024, që thyen këtë prag të rëndësishëm.
 
Ky ngrohje globale ka ndikuar veçanërisht në temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit. Në Evropë, ky ishte tetori i dytë më i nxehtë i regjistruar, ku anomalitë më të mëdha termike u vërejtën në Evropën Lindore dhe Skandinavi. Ky çrregullim klimatik ka sjellë gjithashtu reshje të dendura dhe përmbytje të rënda në disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Spanjën, Greqinë dhe Turqinë.

35 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?