Robert Pattinson do të jetë James Bondi i ri, aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
Tashmë është zyrtare: Robert Pattinson do të jetë aktori i shtatë që do të veshë kostumin e agjentit të famshëm sekret britanik, James Bond. Lajmi është konfirmuar nga "Amazon MGM…
Ndaje

Tashmë është zyrtare: Robert Pattinson do të jetë aktori i shtatë që do të veshë kostumin e agjentit të famshëm sekret britanik, James Bond. Lajmi është konfirmuar nga “Amazon MGM Studios”, duke i dhënë fund pritjes së gjatë dhe spekulimeve të muajve të fundit pas largimit të Daniel Craig. Kapitulli i 26-të i sagës legjendare do të drejtohet nga regjisori i njohur kanadez Denis Villeneuve, ndërsa skenari i është besuar krijuesit të “Peaky Blinders”, Steven Knight.
Pattinson, i cili fitoi famë botërore me rolin e vampirit në sagën “Twilight” dhe më pas shkëlqeu si “Batman”, e cilësoi këtë mundësi si një nder të jashtëzakonshëm që vjen vetëm një herë në jetë. Ai arriti të mposhtë konkurrencën e emrave të tjerë të përfolur si Callum Turner dhe Josh O'Connor, duke nisur kështu një epokë të re për filmat e 007.
Ky projekt shënon gjithashtu një pikë kthese në prapaskenat e kinematografisë, pasi është filmi i parë që realizohet nën drejtimin e plotë krijues të Amazon, pas tërheqjes së producentëve historikë të sagës. Produksioni i është besuar emrave të mëdhenj si Amy Pascal dhe David Heyman, me synimin për të vazhduar suksesin e jashtëzakonshëm të një prej personazheve më ikonike të historisë së kinemasë.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.