Llogaria ime
AOL Portal
Sport

Zyrtare, Berluskoni shet Milanin


Pas 30 vitesh në krye, Silvio Berlusconi ka shitur Milanin.

Mediat italiane flasin për një marrëveshje të arritur më në fund mes Fininvestit, pronare e 99.93% të aksioneve të klubit kuqezi dhe një grupi investitorësh kinezë që do të paguajnë 740 milionë euro (përfshirë 220 milionë euro borxhe) për të blerë të gjitha aksionet e klubit 7 herë fitues të Ligës së Kampionëve.

Firmat do të vijnë më vonë gjatë ditës, ndërsa kalimi përfundimtar i klubit te pronarët e rinj do të bëhet nga fundi i vitit.

Një surprizë kjo marrëveshje, pasi Milanin nuk po e blejnë investitorët të cilët kishin disa muaj në negociata, por një grup i ri i përfaqësuar nga menaxheri Yonghong Li.

Nga sot, merkatoja e bllokuar e Milanit do të kalojë në duart e grupit Sino-Europe Investment Management Changxing.

Tags:
Lexuar 398 here / Marre nga top-channel.tv
398
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?