Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Strakosha rinovon kontraten me Lazio


Strakosha nuk është thjesht një emër në radhët e Lazios.

Portieri 21-vjeçar shqiptar po shihet gjithnjë e më shumë si e ardhmja e katërkëndëshit së skuadrës bardhekaltër, të cilët janë bindur nga paraqitja e tij në derbin me Romën, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë.

Edhe pse në fillim të sezonit u mendua se ai do të vuante të njëjtin fat si të Etrit Berishës, duke i bërë hije Marketit, Strakosha i kaloi shpejt pritshmëritë, duke shënuar më shumë prezenca se portieri i parë i Lazios.

E përditshmja romane “Il Messaggero” shkruan se “në fushë djaloshi nuk ka fituar vetëm konfirmimin për të qenë një zgjedhje e sigurtë, por edhe vlerësimin e trajnerit dhe të gjithë pjesës tjetër të skuadrës. Derbi i fundit – shkruan më tej “Il Mesaggero”- është demonstrimi më i mirë për të”.

Ndërkohë, ashtu siç edhe pritej javën e ardhshme Lazio do të përfundojë edhe rinovimin e kontratës me talentin shqiptar. “Il Messaggero” raporton se është arritur marrëveshja që Strakosha të jetë pjesë e skuadrën kryeqytetase deri në vitin 2022.

Me paraqitjetet e fundit Tomas Strakosha është kandidati kryesor për një vend titullari në impenjimin e radhës të kombëtares shqiptare kundër Italisë, duke qenë se Etrit Berisha është i skualifikuar.

Tags:
Lexuar 688 here / Marre nga Top-channel. Tv
688
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?