Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Rajola zbulon: Ibrahimovç kërkoi të shkonte tek Napoli


Mino Raiola u bë edhe më i famshëm e i pasur këtë verë, pasi çoi Pogbanë nga Juventusi te Mançester Junajtid për shudra rekord.

Aty Raiola çoi edhe Zllatan Ibrahimoviçin, për të cilin zbulon diçka të veçantë:

"Ibra është i Junajtid sepse ashtu kishim vendosur prej kohësh. Megjithatë, kur Çiro Ferrara la futbollin dhe Ibra shkoi në Napoli, më tha se dëshironte ta mbyllte karrierën aty. Megjithatë, Seria A në këtë moment nuk ka rivalitet për kreun dhe kështu Ibra nuk kthehet".

Raiola flet edhe për transferimin e Higuainit nga Napoli te Juventusi:

"Të isha unë në vend të Napolit, do e shisja edhe për më pak. Napoli ka bërë marrëveshje fenomenale, 90 milionë euro është një shifër e çmendur. Në raste të tilla nuk duhet thënë kurrë jo, pak rëndësi ka nëse më pas pendohesh".

Baloteli shkoi në Francë: "E çova atje, sepse po të kthehej në Itali do fillonte sërish nga justifikimet. Te Nica nuk ka arsye për t'u ankuar".

Raiola kritikon ashpër Ligën e Kampioneve: "Kompeticion që po vret kampionatet, sepse pasuron klubet e mëdhenj dhe shkatërron të vegjlit.

Mrekullia e Lesterit në Angli nuk ndodh më në Champions, fitojnë gjithë Barcelona, Reali a Bajerni. Klube si Bolonja nuk do luajnë kurrë në Champions dhe do mbeten gjithnjë e më larg kreut. Klubet e mëdhenj duhej të shkëputeshin nga UEFA, por kur tentuan këtë verë, UEFA u dha më shumë pará".

Tags:
Lexuar 495 here / Marre nga sportal.al
495
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?