Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Paraguaj, Ronaldinho del nga burgu


Janë liruar nga burgu
dhe po qëndrojnë në arrest shtëpie në një banesë në kryeqytetin e Paraguajit,
Asunsion, ylli i futbollit botëror Ronaldinjo dhe vëllai i tij.

Ish-ylli i Barcelonës së
bashku me vëllain e tij, Roberto de Asis kanë paguar 1.470 milionë euro me
kusht që të qëndrojnë jashtë burgut dhe të ndjekin procesin penal.

Ronaldinjo dhe vëllai i tij
qëndruan në burg për 33 ditë me radhë. Ata u arrestuan pasi iu konfiskuan
pasaporta të falsifikuara, ndërsa autoritetet paraguajane po hetojnë për
pastrim parash. Ronaldinjos iu sekuestruan të gjitha asetet pasurore dhe
pasaporta në Brazil, pasi kishte kryer evazion fiskal.







Çështja e Ronaldinjos mund
të zgjasë më shumë nga sa pritej, pasi shkak është bërë pandemia Covid-19.
Ish-futbollisti dhe vëllai i tij do të mbahen në dhoma të veçanta hotelesh,
derisa të marrin fund problemet e tyre gjyqësore.


Tags: 1
Lexuar 828 here / Marre nga top-channel.t
828
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?