Sport
|
|
Nga Kumbulla te Espozito, ja 10 “varfanjakët” e Serisë ANë këto ditë karantinimi, portali i gazetarit Italian Gianluca Di Marzio, ka publikuar 10 lojtarëve më pak të paguar të Serisë A, referuar faqes së njohur që merret me pagat e lojtarëve Capology.com. Në këtë listë bie në sy prezenca e futbollistit të Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili paguhet vetëm 50 mijë euro në sezon. Shqiptari ka realizuar një sezon fantastik në kampionatin Italian, duke zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, mes tyre dhe Reali me Barcelonën. Një pagë tepër e ulët, që ngjason me ato të futbollistëve të Kategorisë Superiore. Një tjetër emër në listën e më pak të paguarve është Sebastian Esposito, talenti i Interit, i cili këtë sezon debutoi edhe në Ligën e Kampionëve. Ja lista e plotë e “varfanjakëve” të Serisë A: 1 – Daniele Ragacu (Kaljari) – 150 mijë euro në sezon 2 – Rikardo Sotil (Fiorentina) – 150 mijë euro në sezon 3 – Gabriele Strefeca (SPAL) – 100 mijë euro në sezon 4 – Andrea Çistana (Bresha) – 100 mijë euro në sezon 5 – Vinçenco Milliço (Torino) – 100 mijë euro në sezon 6 – Sebastian Espozito (Inter) – 100 mijë euro në sezon 7 – Lukas Haraslin (Sasuolo) – 92 mijë euro në sezon 8 – Marash Kumbulla (Verona) – 50 mijë euro në sezon 9 – Lorenco Andrenaçi (Bresha) – 40 mijë euro në sezon 10 – Masimiliano Mangraviti (Bresha) – 40 mijë euro në sezon Tags: 1 Lexuar 668 here / Marre nga panoramasport
668
0
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje KOMENTET
Komento i pari kete artikull! |