Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Messi i dorëzon Barçës 'listen e zezë', këta lojtarë nuk i dua


Humbja me Malagën ka kthyer tensionin në radhët e Barcelonës ku tani duket se ekziston një problem që e ka emrin Lionel Mesi.

Sipas mediave spanjolle, ky i fundit ka identifikuar lojtarët të cilët sipas tij nuk janë në lartësinë e Barcelonës ndaj kërkon mosaktivizimin apo largimin e tyre.

Sipas mediave në Spanjë, Mesi pas ndeshjes i ka kërkuar llogari Luis Enrikes se pse aktivizoi në duelin ndaj Malagës futbollistët Andre Gomes, Zheremi Matië dhe Denis Suarez.

Ndërkaq, mendohet se ai ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm nuk do të dëshironte si shokë skuadre Arda Turan, Zheremi Matië, Andre Gomes, Lukas Dinje dhe Pako Alkaser.

Por çështja nuk mbyllet këtu, pasi Mesi ka dhënë edhe mendimin e tij se kush duhet të jenë objektivat e klubit në verë.

Bernardo Silva dhe Kilian Mbape të Monakos, Hektor Bejerin i Arsenalit, Vinicius Zhunior dhe Ousman Dembele të Borusia Dortmund janë futbollistët që ai do të dëshironte të shihte si shokë skuadre në “Kamp Nou”.
 

Tags:
Lexuar 644 here / Marre nga panorama.com.al
644
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?