Llogaria ime
AOL Portal
Sport

Messi e Ronaldo me nga një ''Top të Artë'' më pak sikur...


“France Football” vendosi të “divorcohet” nga Fifa duke bërë sërish të sajin Topin e Artë.

Cështja kryesore ka të bëjë me votimin, me ndarjen e tyre do të votojnë sërish vetëm gazetarët dhe jo më kapitenët dhe kjo do të ketë një efekt të drejtëpërdrejtë pasi do të eleminojë aleancat që janë konstatuar në vitet e fundit.

Mediat europiane zbulojnë se rezultati për Topin e Artë do të kishte qenë krejt ndryshe në 2010 dhe në 2013 nëse do të kishin votuar vetëm gazetarët.

Nëse do të ishin marrë parasysh preferencat e tyre, në vitin 2010 Topi i Artë do të kishte shkuar për Wesley Sneijder dhe jo për Lionel Messin.

Holandezi që në atë vit arriti triumfin në Champions, kampionat dhe Kupë me Interin dhe ishte finalist i Botërorit me Kombëtaren e tij, mori 293 pikë nga gazetarët.

Iniesta që kishte fituar po aq sa Messi në nivel klubesh por u shpall kampion Bote me Spanjën ishte i dyti me vetëm 2 pikë më pak 291, ndërsa Xavi i treti me 229 pikë.

Messi ishte lojtari i katërt për shtypin, por rezultoi falë votave të Kapitenëve dhe Trajnerëve të Kombëtareve fitues i edicionit të vitit 2010.

Edhe në vitin 2013 rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse do të merrej parasysh votimi i gazetarëve.

Atë vit Francezi Franck Ribery fitoi gjithcka me Bajernin e Mynihut dhe ishte më i votuari nga gazetarët.

Riberi mori prej tyre 524 pikë, kundrejt 399 të Ronaldos dhe 364 të Messit.

Topi i Artë shkoi për portugezin, sërish falë votave të trajnerëve dhe kapitenëve te Kombëtareve.

Sipas llogarive të gazetarëve, Messi dhe Ronaldo do të kishin nga një Top të Artë më pak.

Tags:
Lexuar 405 here / Marre nga Top-channel. Tv
405
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?