Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Memushaj pranë Bolognas


Ledian Memushaj është gjithnjë e më pranë Bolognas.

Me rrëzimin e Pescarës në Serinë B, mesfushori i kombëtares shqiptare edhe pse mban në krah shiritin e kapitenit te skuadra abruceze me shumë gjasa, në verë do të largohet nga ekipi i Zdenek Zeman.

Bologna është një nga klubet që interesohet më shumë për Memushajn dhe interesi i klubit kuqeblu në drejtim të lojtarit shqiptar është konkret.

Sic raportojnë edhe mediat italiane e Diela do të jetë dita vendimtare që mund të përcaktojë të armdhen e 30-vjecarit.

Këtë fundjavë në kalendar është në program sfida mes Bolognas dhe Pescarës, takim i vlefshëm për javën e 36-të të Serisë A dhe me rastin e kësaj sfide drejtuesit e klubit nga Dal Ara do të përfitojnë nga rasti për të biseduar nga afër me presidentin e Pescarës por edhe me menaxherin e futbollistit të përfaqësues kuqezi në mënyrë që të arrinë një marrëveshje për transferimin e kapitenit të Pescarës te Bologna duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Për të kartonin e Memushajt, Bologna mund të derdhë në arkat e Pescarës rreth 2 milionë Euro.

Pritet të përfundojë pas 3 sezonesh aventura e mesfushorit shqiptar te klubi abrucez me Memushajn që pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë teksa do të vazhdojë të luajë në Serinë A, nëse arrihet marrëveshja me Bolognan.

Tags:
Lexuar 1026 here / Marre nga Top-channel. Tv
1026
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?